Këngëtarja e nohur Alida Duka, e cila është motra e një prej artistëve më të njohur për publikun shqiptar Stine, ka zbuluar disa detaje për klipin e saj më të fundit.
E ftuar në emisionin “Trokit”, ajo ka treguar një incident që i ka ndodhur gjatë klipit të saj të fundit.
“Nuk kishim shumë kohë dhe do mbaronim xhirimet dhe në atë moment mu zbërthyen reçipetat. Ndërkohë vëllai s’e kishte kuptuar, se un xhiroj edhe në studion e tij dhe më thoshte vazhdo, vazhdo se je super, shumë mirë. Më vonë ja shpjegova se çfarë më ndodhi,”- tregoi Alida dhe të gjithë filluan të qeshnin.