04:09 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Muaji i shenjtë i Ramazanit, politikanët urojnë besimtarët shqiptarë

22:25 | 05/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muaji i shenjtë i Ramazanit, politikanët urojnë besimtarët shqiptarë

Në nisje të Muajit të Ramazanit, politikanët shqiptarë kanë uruar besimtarët myslimanë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se ky Muaj, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por sipas tij, kthjellon mendjen e rikthen gëzimin.

“Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj”.

Presidenti ka shfrytëzuar rastin për të bërë thirrje për bashkëpunim dhe unifikim të shqetësimeve për të gjetur zgjidhjen e tyre.

“Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi”, shkruan Meta ndër të tjera.

Urimi i plotë i Metës:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,
Nga zemra u uroj ju dhe mbarë popullit, Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot!

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!

Ky Muaj i madhërishëm, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por kthjellon mendjen e rikthen gëzimin. Ramazani është sfida që njeriu i bën vetes në raport me përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, por edhe para familjes, shoqërisë e kombit. Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj.

Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.

Rinia sot është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet, largimi nga arsimi e edukimi cilësor, papunësia dhe fenomene të tjera negative. Në këtë Muaj të shenjtë, të reflektojmë për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të rinisë sonë dhe për forcimin e shtyllës më të fortë të shoqërisë, familjes.

Kemi nevojë, dhe agjerimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen europiane.

Le të shërbejë ky Muaj, si mesazh i qartë, se bashkërisht duhet të përpiqemi dhe pavarësisht sakrificave që kërkohen, të afrojmë më shumë zemrat tona, të zgjatim dorën e bashkëpunimit dhe të unifikojmë shqetësimet e të gjejmë zgjidhjen e tyre. Vendi ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne duhet dhe mund t’ja dalim!
GËZUAR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT!??

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes  një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët myslimanë për agjërim të mbarë, ë lehtë dhe të pranuar.

“Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar! “, shkruan Basha.

Urimi i plotë i Bashës:

Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit! Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar! 
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në facebook ka uruar besimtarët duke u shprehur ndër të tjera se ky është Muaji i skarificës që kërkon shpëtimin hyjnor por që sipas tij, edhe afrohet njëkohësisht më pranë atyre që vuajnë.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ju ka uruar besimtarëve agjërim të lehtë duke uruar që të bashkojë zemrat, mendjet dhe logjikën për të qenë të bashkuar për fatet e vendit e të kombit, si qëllimi  suprem i të gjithë shqiptarëve, këtu në Shqipëri dhe ne Diasporë.

Urimi i Gramoz Ruçit:

Me rastin e fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, u uroj gjithë besimtarëve myslimanë “Agjerim të lehtë!”  Ramazani është një muaj sakrifice, që përveç vlerave dhe përkushtimit ndaj besimit fetar, shfaq, jetërson e simbolizon vlera të fuqishme njerëzore e shoqërore, solidaritet me fqinjët dhe miqtë, të pafuqishmit e të pambrojturit, të varfërit e të sëmurët, me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje, solidaritet e përkushtim njerëzor. shtë një mundësi për çdo besimtar të shfaq e të rishfaq dashurinë njerëzore, familjare e prindërore; respektin e dedikimin  për besimtarët dhe besimet e tjera, mirënjohjen dhe dhe devocionin për komunitetin, nderimin, adhurimin dhe moslodhjen për kombin, kontributin për mirëqenien dhe begatinë e të gjithëve, pavarësisht nga besimi, mosha, gjinia dhe mundësitë ekonomike e financiare.

Agjërimi dhe sakrifica le të bashkojnë jo vetëm zemrat e ndjenjat tona, por edhe logjikën dhe arsyen për të qenë të bashkuar për fatet e vendit e të kombit, si qëllimi  suprem i të gjithë shqiptarëve, këtu në Shqipëri dhe ne Diasporë.

Urimi i plotë i Berishës:

Mesazh urimi per muajin e madhnueshem te Ramazanit!

Te dashur miq, besimtaret muslimane çelin neser diten e pare te agjerimit per muajin e shenjte te ramazanit. Nepermjet saktifices dhe vetepermbajtjes cdonjeri prej tyre kerkon meshiren dhe shpetimin hyjnor, por dhe afrohet njekohesisht me prane atyre qe vuajne. Ndaj ky eshte muaji i lutjes, pastrimit te mekateve por dhe i solidarizimit njerezor. Me kete rast i uroj agjeruesve agjerim te lehte e te pranuar prej te Madhit Zot! sb

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gramoz ruciilir metalulzim bashaMUAJ I RAMAZANITPOLITIKANET UROJNE BESIMTARETSali Berisha
Pas

Përjashtimi Gareth Bale, Zidane zbulon arsyen

Para

Pendarovski falenderon edhe në gjuhën shqipe: Do të jem Presidenti i të gjithëve, do shërbej me përkushtim

Para
Pendarovski falenderon edhe në gjuhën shqipe: Do të jem Presidenti i të gjithëve, do shërbej me përkushtim

Pendarovski falenderon edhe në gjuhën shqipe: Do të jem Presidenti i të gjithëve, do shërbej me përkushtim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.