03:05 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Muaji Shkurt me numër të lartë fluturimesh, por transporti i mallrave shënon rënie të ndjeshme

07:39 | 29/03/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Muaji Shkurt me numër të lartë fluturimesh, por transporti i mallrave shënon rënie të ndjeshme

Sektori i transportit gjatë muajit shkurt ka reflektuar një rënie të volumit të mallrave dhe një rritje të pasagjerëve.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin shkurt 2017 është 274 mijë tonë.

Krahasuar me shkurt 2016, ky tregues është ulur me 3,0%. Në Portin e Durrësit janë ngarkuar dhe shkarkuar 92,7% e mallrave të përpunuar në të gjitha portet e vendit.

Rënia është vijimësi pasi edhe gjatë vitit të kaluar, porti më i madh në vend uli volumin e përpunimit të mallrave. Në dhjetë vitet e fundit, përpunimi i mallrave në këtë port ka pasur luhatje në varësi edhe të përdorimit nga vendet fqinjë si Maqedonia dhe Kosova.

Por edhe pse infrastruktura rrugore me Maqedoninë dhe Kosovën u përmirësua ndjeshëm dekadën e fundit, Porti i Durrësit nuk po mund të marrë rolin që i takon si Port Rajonal.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë (në ton/kilometër) është rritur 93,5%, krahasuar me shkurt 2016. Në periudhën dymujore, rritja është 62,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur 7,7%, në krahasim me shkurt 2016. Në periudhën dymujore, volumi i mallrave të transportuara është rritur me 6,4%

Në transportin ajror operojnë 15 shoqëri fluturimi dhe janë kryer 1.554 fluturime ajrore, duke shënuar një rritje me 3,6%, krahasuar me muajin shkurt 2016.

Në shkurt 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur 10,2%.

Transporti ajror i pasagjerëve zë peshën më të madhe me 76,5%. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43.176 persona, krahasuar me shkurt 2016, ky tregues është rritur 5,7%.

Që pas krizës së vitit 2008, sektori i transportit dhe magazinimi ka ardhur me ulje të vazhdueshme./monitor

Etiketa: fluturimemallraShkurttransport
Pas

”Made in…” janë prodhimet më të pëlqyera në të gjithë botën (RAPORTI)

Para

Vitet ’70, Leka I krijonte Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike (BAZA në AFRIKËN E JUGUT)

Para
Vitet ’70, Leka I krijonte Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike (BAZA në AFRIKËN E JUGUT)

Vitet '70, Leka I krijonte Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike (BAZA në AFRIKËN E JUGUT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.