Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” , Peter Altmaier, drejtues i zyrës së kancelares dhe koordinator i qeverisë në çështjet e refugjatëve ka thënë se një numër i papërcaktuar aplikantësh shqiptarë të cilëve iu është refuzuar azili do të dëbohen nga Gjermania në muajt e ardhshëm.
“Viti 2015 ishte viti i ndihmës humanitare për njerëzit në situata të dëshpëruara. Në vitin 2016 kemi reduktuar në mënyrë dramatike numrin e refugjatëve dhe hodhëm themelet për integrimin e atyre të cilëve iu është dhënë azil. Tani fokusi është në dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë”, tha Altmaier për Bild, raporton TVKlan.
Deutsche Welle ndërkohë ka komentuar duke thënë se nuk është rastësi që Altmaier zgjodhi të nisë një intervistë të tillë me një diskutim rreth dëbimeve të azilkërkuesve. 2017 është një vit zgjedhor dhe politika mikpritëse e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve ka “lënduar” popullaritetin e saj. (M.D/ Shuplaka)