Deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri është prekur nga korònavirusi së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm tre muajshe.
Zekiri në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se ai, bashkëshortja dhe foshnja e vogël tre muajsh kanë rezultuar pozitiv me korònavirusin. Politikani përmes këtij reagimi u bën thirrje qytetarëve që kenë kujdes.
Postimi i plotë: Të nderuar miq. Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv.
Edhe njëher ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga ínfektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit.
Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)