05:37 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Mund të dalin nga burgjet kriminelë me krime të rënda”, Nishani jep alarmin dhe tregon se ku mund të ‘çalojë’ Reforma në Drejtësi

08:31 | 14/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani i bashkohet ngushëllimeve për Agollin: I pastë shpirti dritë, la gjurmë të  pashlyeshme

Një nga pasojat e Reformës në Drejtësi që  është miratuar në vendin tonë është edhe shkrirja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që kryesohet nga Presidentit. Ky institucion do të zëvendësohet nga KLGJ-ja dhe KLP-ja.

Ndërkohë që pak kohë më parë Gjykata Kushtëtuese e ka shtyrë edhe për pak kohë mandatin e Nishanit në krye të institucionit. Vetë presidenti i pyetur nga Dritan Hila mbrëmë në emsionin ‘Arena’ është përgjigjur se nëse KLD nuk funksionon kriminelët do të dalin nga burgjet.

Gjykata Kushtetuese sapo zgjati mandatin tuaj si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ju e shikoni që reformë në drejtësi nga kontrolli që ushtronit ju dhe ministri i Drejtësisë në KLD, e kthen drejtësinë në një lloj sekti të mbyllur ku prokurorët dhe gjykatësit vendosin për veten e tyre.

Nishani: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nevojë për qartësime sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhet me vijimin e punës së anëtarëve të KLD-së, por kur vijmë në rastin e Presidentit, në Kushtetutë ka një aneks që specifikon ndalimin e vijimit të Presidentit si kryetar i KLD-së më shumë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë.

Jam duke u konsultuar me këshilltarët e mi politik dhe me anëtarët e KLD-së, që të mos e fusim në një ngërç vijimin e punës në KLD. Mund t’ju them se nëse KLD nuk do të funksionojë deri në krijimin e KLGJ-së, mund të dalin nga burgjet për shkaqe procedurale kriminelët që kanë kryer akte të rënda kriminale në vend. Ju mund të thoni si mund të dalin?

Mund të dalin proceduralisht sepse në KLD një nga çështjet që trajtojmë është delegimi i gjykatësve nga një gjykatë në tjetrën në momentin kur konstatojmë që gjykatësit e një gjykate e kanë të pamundur për efekte procedurale dhe përfshirjen në një çështje të caktuar për një kohë shumë të gjatë u ndalohet nga Kodi i Procedurës ta gjykojnë një çështje dhe gjykatësit e Krimeve të Rënda bie fjala nuk ka më gjyqtar për të gjykuar çështjen e një krimineli që ka kryer krime të rënda. Në këtë rast delegojmë gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës le të themi.

Dhe kompensojmë këtë boshllëk që krijohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe anasjelltas. Kryhet ky lloj delegimi për të kompensuar pamundësinë e kryerjes së detyrës nga disa gjyqtarë që për shkaqe procedurale nuk e gjykojnë dot më një çështje. Nëse nuk do të ketë KLD derisa nuk është krijuar Këshilli Gjyqësor, do të thotë se nuk do të ketë një trupë që t’i delegojë këta gjyqtarë, do të thotë se digjen të gjitha afatet e paraburgimit dhe të dalin të gjithë kriminelët pa u gjykuar për efekte procedurale. Me këto afatet që u vunë në anekset kushtetuese dhe në ligjet më pas duke u nxituar dhe pa u menduar mirë për të na krijuar problematika të tilla. Për mua prevalon interesi i shtetit dhe jam në konsultë për të parë se si do të funksionojë KLD-ja deri në krijimin e KLGj-së. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kldkriminelenishanireforma ne drejtesi
Pas

Kush është diplomati europian që kërkonte ‘zgjedhje pa PD-në’, shkresa e opozitës drejtuar BE-së

Para

Alarmi i Ambasadës Amerikane për sulme gjatë Pashkëve, Policia kalon në shërbim të përforcuar (MASAT)

Para
Zbulohen detajet, policët kërkonin lekë nga i aksidentuari: Ti e di si rregullohen punët në Shqipëri!

Alarmi i Ambasadës Amerikane për sulme gjatë Pashkëve, Policia kalon në shërbim të përforcuar (MASAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.