Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në Komisionin për Sigurinë u përgjigj edhe sa i përket blerjes së gazit lotsjellës të parashikuar në buxhetin e vitit 2022. Çuçi tha se në buxhetin e vitit të ardshëm nuk ishte parashikuar blerja e gazit lotsjellës dhe në këtë me të qeshura, Çuçi tha se tanimë opozita mund të organizonte protesta në mënyrë të lirshme pa u frikësuar.
Me këtë frazë, ministri ka ironizuar edhe paraardhësin e tij, Sandër Lleshajn i cili u akuzua për përdorimin e shpeshtë të gazit lotsjellës në protestat gjatë kohës kur ishte ministër i brendshëm.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në Komisionin për Sigurinë:
Për shtesën ua thashë dhe po ua përsëris që janë 1179 punonjës policie që do të përfitojnë rrogë shtesë për shkak të largësisë në të cilën kryejnë detyrën e tyre. Në lidhje me pyetjet e tjera, besoj se nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me buxhetin përveç faktit a është parashikuar blerje për gaz lotjesllës. Blerje për gaz lotsjellës në këtë buxhet nuk është parashikuar. Po ju përgjigjem drejtpërdrejtë, kështu që mund të protestoni lirisht.
Discussion about this post