Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kashkuar në 277 numri personave të infektuar me COVID-19.
Ndërkohë që qyteti i Shkodrës ka regjistruar shifrën e 10 personave të prekur, ku dy rastet e fundit nuk kanë lidhje me të mëparshmit.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare nga lagja Kiras dhe një 55-vjeçar nga fshati Dobraç i Shkodrës.
Mësohet se gruas i kishet vdekur bashkëshorti 2 javë më parë dhe në funeral kanë marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikësn dhe panikun për infektime të mundshme.
Po ashtu 55-vjeçari kishte shërbime tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike dhe po ashtu ka patur kontakte me shumë persona.