Në muajin kundër kancerit të gjirit, Spitali Gjerman është më pranë femrave me paketën 50 për qind zbritje për mamografinë. Nëse keni menduar të luftoni këtë vrasës të heshtur, që merr mijëra jetë femrash jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, bëni zgjedhjen e duhur, zgjidhni stafin profesionist Spitalit Gjerman.
Mos harroni zbulimi i hershëm, ju shpëton jetën! Shkoni rregullisht te mjeku dhe çfarë është më e rëndësishme planifikoni që sot një mamografi. Parandalimi është mënyra më e mirë për të luftuar vrasësin e heshtuar, i cili merr mijëra jetë femrash në vendin tonë dhe mbarë botën.
Spitali Gjerman në Tiranë është një nga klinikat më moderne dhe të specializuara për të gjitha problemet shëndetësore, por në muajin tetor ka zgjedhur që të jetë pranë femrave. Një formë sensibilizimi është oferta e mamografisë, e cila nga 3000 lekë, është përgjysmuar në 1500 lekë të reja për gjithë
Sipas mjekëve kanceri që vret shumicën e grave në Shqipëri çdo vit është ky lloj kanceri. Ky është gjithashtu lloji më i zakonshëm i kancerit që një grua mund të marrë. Shkaqet kryesore të vdekjeve të kancerit në Shqipëri shpjegohen jo vetëm nga gjenetika, por dhe nga stili i jetës: dieta jo e shëndetshme, pirja e duhanit dhe obeziteti.
Sipas të dhënave të Global Health Data Exchange, gratë shqiptare në pesëdhjetat e tyre të hershme janë grupmosha më e mundshme për të zhvilluar këtë sëmundje. E frikshme, çdo 1 në 50 gra shqiptare midis 50 dhe 54 vjeç do të ketë kancer të gjirit. Por problematike mbetet dhe diagnostikimi në rritje i kancerit të gjirit dhe tek grupmoshat e reja.
Ndaj kurimi më i mirë, gjithmonë mbetet parandalimi.
Në këtë muaj munde frikën, munde kancerin e gjirit…