20:07 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mundësi deputetëve të shkarkojnë kryeministrin”, Andi Përmeti zbulon propozimet për Reformën Zgjedhore

20:00 | 24/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mundësi deputetëve të shkarkojnë kryeministrin”, Andi Përmeti zbulon propozimet për Reformën Zgjedhore

Partia Bindja Demokratike, nëpërmjet deputetit Andi Përmeti ditën e sotme ka depozituar në Kuvend, propozimet zyrtare për Reformën Zgjedhore. Këto propozime sipas BD-së priten të ndryshojnë të gjithë sistemin zgjedhor.

Duke prezantuar platformën e propozuar nga BD, Andi Përmeti shprehet se do të hasen me mospëlqimin dhe rezistencën e përfituesve të sistemit politik. Për të folur për këtë platoformë të Bindjes Demoraktike, në studion e FaxNews ishte i ftuar deputeti Andi Përmeti.

Përmeti shprehet se 6 pikat e propozuara nga BD do të sjellin ndryshime në sistemin politik. Gjithashtu, deputeti thotë se ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga aty nis gjithçka, nis një mundësi e re për Shqipërinë.

Partia Bindja Demoratike ka kërkuar gjithashtu që ti hiqet imuniteti ose fuqia kryeministrit. Më tej, Përmeti thekson se për ndryshimin e sistemit zgjedhor e duan pjesa më e madhe e deputetëve të Opozitës Parlametare

“Ne jemi të parët që kemi dorezuar një draft konkret me propozimet tona si ne e shohim Reformën Zgjedhore për të nxjerr Shqipërinë nga ky ngërç. Ne jemi bazuar në 6 pika kryesore: 1. Nevoja për ndryshim imediat për sistemit zgjedhor. Ndryshimin e sistemit elektoral, nga propocional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.2.Depolitizimi i komisioneve zgjedhore. Duhen bërë ndryshime rrënjësore në mënyrën e administrimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, ku aspektet kryesore konsistojnë në votimin dhe numërimin elektronik në rastin më të mirë ose minimalisht në depolitizimin e komisioneve të administrimit të votës dhe në numërimin e njëkoheshëm.3.Votim i detyruar, duke shmangur kështu mundësinë e blerjes së votës kundërshtare nëpërmjet pengimit për të votuar.

4. Ndërhyrje në ligjin “Për Partitë politike”. Duhet kontroll për financat e partive dhe të financave në fushatë.  5. Kufizimi i fuqisë së Kryeministrit. Kufizimi i fuqisë së kryeministrit do bëhet në faza të ndryshme, njëra lidhet me mocionin e mosbesimit. Është e domosdoshme të ndryshohen formulat kushtetuese për mocionin e besimit dhe të mosbesimit në mënyrë që këto iniciativa të mos përdoren për të ruajtuar paprekshmërinë e pozitës së kryeministrit por të garantojnë mundësinë e parlamentit për të krijuar qeveri të re sa here që maxhoranca parlamentare humb besimin tek qeveria ekzistuese. Në këtë kuadër edhe mundësia e kufizimit te mandateve të kryeministrit deri në 2 të tilla rresht mund te ishte një mënyrë për të ndalur arrogancën e kryeministrave, që në këtë vend rritet në propocion me vitet e tij në atë pozicion.

Dhe pika e 6-të dhe e fundit: Sanksion në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor që 100 para zgjedhje, kryeministri të jap dorëheqjen dhe vendi të drejothet nga një qeveri tekniku.

I pyetur nga gazetari i FaxNews, duke mos qënë pjesë e Tryezës së Reformës, si do tja impononi ju këtij opinioni këto propozime, Përmeti u shpreh se ai dhe partia e tij nuk flet për imponim, por për bindje.

“Ne nuk flasim për imponim. Ky draft do shkojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është punë tjetër nëse do bien dakort ose jo, kjo është çështje votash dhe diskutimesh. Unë jam i bindur që partitë e mëdha nuk e duan këtë ndryshim sistemi. Ne duhet të presionin maksimal dhe ti shtyejmë të bien dakort. A është sistemi që kemi i dështuar? Këtë askush nuk e diskuton.  A duhet ndryshuar sistemi? Le të diskutojmë për një tjetër sistem. Këtu kemi pikat e platformës tonë që ne kemi propozuar. Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit, duke mos lejuar që kryetarët e partive të kontrollojnë gjithçka në partitë e tyre.

Përmeti shprehet i bindur se nëse do të bëhet ndryshimi i sistemit zgjedhor, do të ketë një mundësi të re për Shqipërinë.

“Brenda opozitës parlamentare, janë të gjithë dakort të ndryshohet sistemi. Ne kemi bërë një kërkesë që në fillim ku e kanë firmosur të paktën 39. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga aty nis gjithçka, nis një mundësi e re për Shqipërinë.”

(K.H/Faxweb.al)

Etiketa: Andi PërmetiBINDJA DEMOKRATIKEreforma zgjedhore
Pas

Tirana dy ditë pa energji elektrike, cilat janë zonat dhe oraret

Para

Zëri i Amerikës: Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin

Para
Zëri i Amerikës: Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin

Zëri i Amerikës: Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarmi nga moti i keq/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (VIDEO)

Qëndrimit i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

Lufta në Ukrainë! Gati një mijë civilë të vrarë nga dhjetori deri në maj

Alarmi i OBSH-së: Vetmia çon në vdekjen e pothuajse 900,000 njerëzve në vit

‘Haxhiu tërhiqet nëse nuk merr 61 vota në votim të fshehtë’,Gazetari: Strategji e Kurtit

Kim Jong-un nderon ushtarin e rënë në Rusi, miraton vendosjen e trupave në Kursk

Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

Programi bërthamor i Iranit, Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve të tyre!

​Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup

Përplasje mes Gjykatës së Lartë italiane dhe Qeverisë Meloni: Kritika të forta për dekretin e sigurisë dhe marrëveshjen me Shqipërinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.