Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë atje që të shtyjë një afat ligjor që detyron shitjen ose ndalimin e TikTok, për të mundësuar një “zgjidhje politike” pasi të betohet si president muajin e ardhshëm.
Sipas një ligji të miratuar nga Kongresi në prill, kompania kineze ByteDance duhet të shesë TikTok deri më 19 janar 2025, një ditë para se Trump të kryejë betimin si president, ose të përballet me një ndalim në të gjithë vendin.
Legjislacioni u miratua pas paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se platforma paraqiste rreziqe për sigurinë kombëtare, pjesërisht sepse ByteDance mund të detyrohet të ndajë informacionin personal të 170 milionë amerikanëve me Pekinin.