Miriam Cani mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, si për anën profesionale, projektet e reja në ekran dhe për jetën private e martesën me Alban Skënderaj.
Mbrëmja e djeshme e ka gjetur të trishtuar Miriamin e cila ka postuar në Instastory një foto ku tregon hënën e fotografuar nga xhami i dritares
Por fjalët bashkangjitur janë rrënqethëse pasi Miriam duket se ja dedikon nënës së saj.
“Në mbrëmje kur yjet ndriçojnë dhomën time, ulem vetëm dhe flas me hënën, duke u munduar të arrij tek ti, me shpresën se ti je në anën tjetër duke më folur mua gjithashtu”, shkruan Miriam.