Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) njofton se vazhdon t’i japë përparësi furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të 11 Drejtorive Rajonale.
Në njoftimin e operatorit, sqarohet se janë vendosur në 1800 punonjës, të cilët do të jenë në gatishmëri 24 orë.
Më tutje bëhet me dije se është zgjidhur edhe një problem i shkaktuar nga një kabinë private dhe ka rinisur furnizimi me energji elektrike në zonat Rr “Idriz Dollaku” dhe Materniteti i Ri. (D.D/Shuplaka)