17:44 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mungesa e energjisë për festa, deputeti demokrat: Fajin e ka opozita!

07:28 | 03/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Votat pro Ruçit, deputeti i PD-së: Im gjysh ka vdekur në burgjet e diktaturës, por mos të bëjmë lojën e kundërshtarit

Për mungesën e energjisë elektrike dhe në këto ditë të festave ka reaguar dhe Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Ai ka ironuizuar duke thënë se edhe për mungesën e energjisë elektrike, ashtu dhe çdo gjë tjetër që po i ndodh Shqipërisë fajin e ka opozita.

Më tej deputeti demokrat ironizon se edhe për drogën apo mungesën e integrimit në BE fajin e ka sërish opozita.

Ja postimi i Shehajt:

Ka 27 vjet, të paktën, që natën e Vitit të Ri ndodhin ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës.

Doni të dini pse gjysmës së Tiranës i ikën dritat natën e ndërrimit të viteve? “Sepse, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisë, disa militantë të Opozitës qëlluan me pistoleta mbi nënstacionin për të sabotuar partinë dhe atdheun”.

Pasi na thanë që:

…Saimiri i përgjimeve të Antimafias nuk ishte ish-superministri Tahiri, por një kamionist;

… Socialistët po bënin shtet ndërkohë që fiknin radarët;

…Shqiptarët ikin për fajin e opozitës, dhe jo sepse nuk duan të rrisin fëmijët e tyre në Shqipërinë e Edi Ramës dhe banditëve të Oborrit të tij;

… Imunitetin Tahirit nuk ja hoqën sepse ai kërcënoi që do tregonte përfshirjen e Ramës, por sepse prokurorët ishin veriorë dhe të paaftë;

…Në Shqipëri nuk ka kanabis, por është një shpikje e opozitës për të ndaluar integrimin në BE;

…Policia ka asgjësuar 99,9% të drogës, dhe skafet me drogë që kapen nga Policia italiane nuk vijnë nga Shqipëria;

… TVSH-ja e rritur nuk i rrit çmimet dhe nuk favorizon oligarkët e Qeverisë, por përkundrazi i ul çmimet;

…Shqiptarët nuk kanë ujë për fajin e lidhjeve abuzive, dhe jo sepse nuk ka investime;

…Punë ka, por nuk ka profesionistë;

..Qeveria i ka krijuar 250 mijë vende pune, por shqiptarët nuk e duan Atdheun (të fryrë nga PD-ja) dhe ikin në Gjermani.

……

Duan të na bindin që, edhe për prerjen e dritave natën e Vitit të Ri fajin e ka PD-ja, pavarësisht se ka ndodhur shpesh edhe vitet e shkuara, edhe në qeverisjen e PD, te kenë ikur dritat për shkak të mbingarkesës së fundvitit.

Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë qytetarët deri sa sajon “sulme të armatosura të opozitës kundër rrjetit të shpërndarjes elektrike kombëtare”.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: agron shehajshehaj
Pas

Brenda vitit, Turqia do të shtojë ushtrinë me 43 mijë vetë

Para

Ulen temperaturat ndjeshëm, si paraqiten kushtet e motit sot

Para
Moti ekstrem, kur pritet që rreshjet e borës të mbulojnë kryeqytetin

Ulen temperaturat ndjeshëm, si paraqiten kushtet e motit sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim në banesë në Ishull Shëngjin, plagoset një grua 64 vjeç

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit, nesër në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

Liqeni i Shkodrës, kandidat për UNESCO. Rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri–Mal i Zi

Arkeologët konfirmojnë se Lini, është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë

Përfundon rinumërimi në Tiranë, anëtarët e KAS: Shërbeu për transparencë, s’ka trafikim votash

Nipi i Helmut Kohl: Kosova meriton njohje dhe vend në Këshillin e Evropës

Estonia do bëhet ‘bërthamore”, Kremlini paralajmëron: Një kërcënim serioz

Paradoks i motit në Turqi/ Vapë në jug, borë në veri!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

Krimet zgjedhore, SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD-së në Fier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.