21:28 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mungesa e gjumit/ Zbuloni lidhjen e tij me ushqimin dhe sa ndikon tek shtimi në peshë

08:00 | 13/02/2022
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mungesa e gjumit/ Zbuloni lidhjen e tij me ushqimin dhe sa ndikon tek shtimi në peshë

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje të fortë mes mungesës së gjumit, ushqyerjes së keqe dhe asaj të tepërt tek gratë. Studimi është kryer nga universiteti i Kolumbias dhe kishte si qëllim përcaktimin e rolit të gjumit tek shëndeti i grave. Sipas të dhënave të studimit, gratë që nuk bëjnë një gjumë të mirë e të qetë ushqehen më keq se të tjerat.

Mungesa e gjumit tek gratë, nxit tek ato obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Deri më tani besohej se ushqyerja kishte ndikimin më të fortë tek këto sëmundje, por ekspertët thonë se roli i gjumit nuk duhet nënvlerësuar. Gratë që nuk flenë mirë dhe mjaftueshëm kanë tendencën të hanë më shumë sheqerna të shtuar.

Konsumi i lartë i tyre ka lidhje të fortë me obezitetin dhe diabetin. Gratë të cilat kanë nevojë për shumë kohë që t’i zërë gjumi, janë më të prirura të hanë më shumë kalori dhe të shtojnë më shumë në peshë.

Sa Orë Gjumë Ju Nevojiten Për Shëndetin?
Neurologët thonë se një i rritur ka nevojë për 7-8 orë gjumë. Sipas tyre, nëse flini më pak apo më shumë, atëherë rrezikoheni seriozisht nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo edhe sëmundje të parakohshme. Këto orë gjumi janë të rëndësishme për kujtesën, për sistemin imunitar, oreksin dhe jetëgjatësinë.

Si Të Flini Më Mirë Dhe Pa Ndërprerje Gjatë Natës
Për të arritur këtë objektiv, njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj disa gjërave, në veçanti ndaj regjimit ushqimor, pijeve dhe orarit të fjetjes dhe zgjimit. Sa i përket ushqimit, ju duhet të mos jeni as të uritur as të tejngopur përpara gjumit. Telashet me stomakun nuk do ju lënë të vini gjumë në sy. Hani 2 orë para orarit të gjumit.

Kafeja dhe alkoli duhen shmangur tërësisht. Vera mund t’ju përgjumë por falë saj do të zgjoheni disa herë gjatë natës. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është celulari, me të cilin duhet të ndaheni çdo mbrëmje e të bashkoheni në mëngjes. Njerëzit që zgjohen natën kaplohen nga ankthi dhe stresi sa herë që shohin orën. Akrepat lëvizin por gjumi nuk vjen.

Sipas të dhënave është shumë e rëndësishme t’i rezistoni tundimit për të parë orën dhe të fokusoheni tek frymëmarrja. Përpara se të shtriheni për të fjetur, shkoni në tualet që fshikëza mos t’ju zgjojë natën. Nëse shtriheni për të fjetur dhe kalojnë 20 minuta, duhet të çoheni e të shkoni në dhomën tjetër. Lexoni një libër, palosni rroba, bëni diçka tjetër dhe hiqeni mendjen nga gjumi. Kur të ndiheni të përgjumur, gjë që është e paevitueshme, shkoni menjëherë në shtrat. E fundit por jo për nga rëndësia, për të përmirësuar cilësinë e gjumit, mund të merrni suplementin melatoninë. Ky suplement plotëson sasinë e hormonit të gjumit që çlirohet në nivele më të ulëta në organizëm dhe ju mban në gjumë gjatë natës./AgroWeb

Pas

Rritje e dollarit dhe Euros/ Njihuni me këmbimin valutor për ditën e sotme

Para

“Sa më shumë të ftuar…”/ ‘Habit’ studimi i ri: Dasmat e shtrenjta çojnë çiftet në divorc!

Para
“Sa më shumë të ftuar…”/ ‘Habit’ studimi i ri: Dasmat e shtrenjta çojnë çiftet në divorc!

"Sa më shumë të ftuar..."/ 'Habit' studimi i ri: Dasmat e shtrenjta çojnë çiftet në divorc!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.