05:00 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

MUNGESA E GRUPIT MINORITAR TEK SHESHI/ Tavo: Drejtori i Policisë Gjirokastër dhe kandidatja e PS po shtyjnë fëmijët e Dropullit kundër meje

20:24 | 11/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
MUNGESA E GRUPIT MINORITAR TEK SHESHI/ Tavo: Drejtori i Policisë Gjirokastër dhe kandidatja e PS po shtyjnë fëmijët e Dropullit kundër meje

Deputeti në Kuvendin e Shqipërisë i qarkut të Gjirokastrës i LSI Vangjel Tavo ka reaguar pas mospjesëmarrjes së grupit të Dropullit në hapjen e sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme. 

Ai akuzon Drejtorin  e Policisë së Gjirokastrës dhe kandidaten e PS Artemisa Dralo se sipas tij kanë nisur të luajnë rolin e hetuesve e të terrorizojnë e shtyjnë fëmijët e asamblit të Dropullit të deklarojnë që  Tavo që i pengoi të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së sheshit Skënderbej në Tiranë.

Postimi i Tavos:

SKANDAL dhe TURP në Gjirokastër Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, bashkë me kandidaten e PS Artemisa Dralo kanë nisur të luajnë rolin e hetuesve e të terrorizojnë e shtyjnë fëmijët e asamblit të Dropullit të deklarojnë që ishte Deputeti Vangjel Tavo që i pengoi të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së sheshit Skënderbej në Tiranë.

Fëmijë të vegjël të moshave 9-10-11 apo 12 vjeç janë thirrur e intimiduar të pohojnë që deputeti Tavo i ka ndaluar të marrin pjesë në ceremoni. Pavarësisht presioneve fëmijët kanë treguar të vërtetën që Vangjel Tavo nuk ka asnjë gisht në këtë histori. Ky është një skandal dhe turp i paprecendent. Mendoja se ishin të frikësuar nga humbja ndërsa tani e kuptoj që qenkan tërësisht të dështuar dhe nuk meritojnë të përfaqësojnë as edhe një zë të vetëm të njerëzve të thjeshtë! Mendoja se fushata elektorale ishte përballje idesh tani po kuptoj që me paturpësinë më të madhe janë bërë ambasadorë të shpifjes, gënjeshtrës dhe nxitjes së konfliktit etnik. Mos bini pre e gënjeshtarëve dhe pinokëve pa integritet. Largojini përgjithmonë sharlatanët që po mundohen të shkatërrojnë vlerat e trevës gjirokastrite e që të shtyrë nga frika e humbjes së rëndë politike trillojnë konflikte përçarëse anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.

Unë kam që nga dita e enjte e do vazhdoj edhe sot e nesër të bëj takime me komunitete të ndryshme emigrantësh në Greqi, me ata njerëz punëtorë të cilët me duart e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë ndërsa ata që kanë mision ta shkatërrojnë Shqipërinë e ta mbajnë peng të ardhmen e vendit e që frikësojnë fëmijët tanë vazhdojnë të vrasin shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë. Emri i Vangjel Tavos është i dashur për çdo shtëpi ndaj është bërë edhe makth për humbësit e 25 qershorit. Çdo ditë komplotojnë kundër meje dhe nuk kanë burrërinë dhe fisnikërinë të bëjnë një fushatë politike por me dredhëri e paturpësi prodhojnë gënjeshtra e nxisin konflikte etnike. Tentuan të përdorin Labërinë dhe nuk i eci siç e menduan, tashmë po përdorin intimidimin policor dhe interrogatues ndaj fëmijëve.

Merruni me burrat jo me fëmijët. Sepse burrërisht ju pres me 25 qershor ditën e fitores sonë të madhe, dhe humbjes tuaj shumë e shumë të thellë. LSI është forcë e parë në qarkun e Gjirokastrës. Ky fakt ju ka frikësuar e drithëruar. Mos terrorizoni më fëmijët dhe mos nxisni konflikt etnik. Kam një lajm për ju. Jeni të humbur. Jo që sot, por që dje. Kur filluat të trilloni paturpësisht duke ofenduar krenarinë dhe intelektin e qarkut të Gjirokastrës. Edhe pak ditë dhe humbja juaj do bëhet zyrtare. 

(M.D/SHUPLAKA)

Etiketa: dropullvangjel tavo
Pas

Publikohen formacionet, De Biazi rikthen Shqipërinë me skemën 4-1-4-1

Para

KQZ e Kosovës jep detaje, sa përqind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e parakohëshme

Para
KQZ e Kosovës jep detaje, sa përqind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e parakohëshme

KQZ e Kosovës jep detaje, sa përqind e votuesve morën pjesë në zgjedhjet e parakohëshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.