00:33 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mungesa e medikamentit “L-Asparaginase”, QSUT diskriminoi fëmijët me leuçemi

17:04 | 13/01/2017
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mungesa e medikamentit “L-Asparaginase”, QSUT diskriminoi fëmijët me leuçemi

Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në një vendim të datës 29 dhjetor, akuzon Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza se ka diskriminuar një fëmijë të diagnostikuar me leuçemi duke mos i dhënë akses ndaj një medikamenti të nevojshëm për të luftuar sëmundjen e tij.

Vendimi i Komisionerit vjen pas një kërkese të bërë në Gusht 2016 nga dy organizata joqeveritare, “Together for Life” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të kryer një hetim administrativ mbi diskriminimin e fëmijëve të sëmurë për shkak të mungesës së medikamentit “L-Asparaginase” në Pavionin e Onkohematologjisë në Shërbimin e Pediatrisë pranë QSUT-së.

“Drejtoria e QSUT-së që nga periudha e dështimit të disa procedurave të prokurimit për këtë bar ka qenë në dijeni se ky bar nuk ka qenë i regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe përsëri nuk ka marrë masat për të vënë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë për këtë mungesë.

Komisioneri vlerëson se Drejtoria e QSUT-së për vetë kohën e gjatë që ka pasur në dispozicion (periudha 2015 – 6.2016) duhet të kishte gjetur hapësirat institucionale dhe ligjore (ashtu siç siguroi furnizimin pas datës 14.09.2016) për t’u siguruar pacientëve fëmijë medikamentin në kohën e duhur,” shtoi Komisioneri.

Në përfundim Komisioneri arrin në përfundimin “se praktika e ndjekur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur vënien në dispozicion të fëmijëve të medikamenteve mjekësore përbën diskriminim të tërthortë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e leuçemisë”,  shkruan Komisioneri në vendimin me nr. 196 të marrë në fund të vitit të shkuar, raporton “Birn”.

Gjatë kësaj kohe, QSUT kishte argumentuar se mungesa e ilaçit në fjalë kishte ndodhur si pasojë e dështimit të procedurave të prokurimeve.

Dy organizatat e kishin hedhur poshtë justifikimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, duke argumentuar se dështimi i procedurave të prokurimit lidhej me fondin e vogël limit të vënë në dispozicion nga spitali për këtë ilaç. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: komisionerileucemiqsut
Pas

Zbulohet dokumenti i fshehtë, fitorja e Trump ishte e sigurtë që 20 vjet më parë

Para

Murinjo i pandreqshëm, veprimi i tij shkakton të qeshura në konferencë (VIDEO)

Para
Murinjo i pandreqshëm, veprimi i tij shkakton të qeshura në konferencë (VIDEO)

Murinjo i pandreqshëm, veprimi i tij shkakton të qeshura në konferencë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.