Ndriçimi, por edhe sinjalitika rrugore ndriçuese në by-passin e Fierit, ku pësoi aksident shoferja 19-vjeçare dhe u lëndua bashkëudhëtari i saj në mjetin “Mercedes Benz” është në mungesë të theksuar.
Kështu kanë raportuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al pas aksidentit tragjik, i cili ia mori jetën vajzës 19-vjeçare, Xhesika Mjekra, banuese në Tiranë dhe e la të lënduar pasagjerin Sabri Xherimeja, 21 vjec.
Fatmirësisht, ky i fundit nuk ka humbur jetën, megjithëse është transportuar për në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pak para mesnatës së të martës, afër fshatit Pojan, ndodhi aksidenti si pasojë e të cilit 19-vjeçarja e ka humbur jetën ndërsa doli nga rruga kur po udhëtonte në në bypass-in e Fierit.
Burimet zyrtare informuan se viktimë e aksidentit ka rënë qytetarja me iniciale Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas informacioneve, e ndjera nuk ka arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
“Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, u shpreh policia në lidhje me aksidentin.
Discussion about this post