Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së të gjithë fansat prisnin që këngëtaret shqiptare me famë botërore si Dua Lipa dhe Bebe Rexha të ishin prezente në concert.
Por arsyeja e kësaj mungese ka qenë fakti se Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë dhe për më tepër nuk është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.
Ndërkohë vetë Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares me origjinë shqiptare që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë “Kohës Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kishin qenë jozyrtare.
“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, është shprehur Dukagjin Lipa babai i këngëtares.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post