04:06 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Mungojnë ilaçet, të sëmurët me kancer në gjak: Çdo dy ditë dikush vdes para syve tanë

20:05 | 13/12/2016
në Sociale
0
Mungojnë ilaçet, të sëmurët me kancer në gjak: Çdo dy ditë dikush vdes para syve tanë

Cassetti contenenti farmaci all'interno di una farmacia a Roma, in una immagine di archivio. ANSA/VIRGINIA FARNETI

Mungesa e medikamenteve, shumë të nevojshme për diagnozën e tyre, ka bërë që shumë pacientë të sëmurë me kancer të ngrenë duart nga qielli. Situata në repartin e Onkologjisë në QSUT paraqitet shumë e rëndë me pacientë që ankohen për mungesë ilaçesh.

“Çdo dy ditë vdes një pacient në atë pavion. Të jetë ilaçi në magazinë dhe të mos jepet. Më kanë thënë, person i brendshëm, që ilaçi është. O ata bëjnë matrapazllëqe dhe e shesin diku tjetër ose nuk arrijnë që me lekët që ka shteti të marrin aq doza sa duhet”, ka thënë një paciente për “Shëndeti”.

Sipas kësaj gazete, “Velcade” është emri i kimiopreparatit që mban peng dhjetëra të sëmurë në shërbimin e hematologjisë. Ndërkohë është një listë jo e vogël medikamentesh, tejet të shtrenjta që spitali nuk po mund t’ua sigurojë pacientëve, si “Endoxan” apo “Mabthera”.

“Gruaja është shtruar në pavion me datë 18/10/2016 dhe ka dalë me datë 3/11/2016, sipas edhe kartelës, e ka bërë vetëm një herë Velcaden, vetëm 1 flakon. Ka pasur raste që kemi qëndruar edhe një muaj e gjysmë në spital se nuk ka pasur. Nuk ke ku rri 1 muaj e gjysmë në spital se nuk ke ku të lahesh, se nuk ka dush, të zënë morrat. As tani që po flasim nuk ka “Velcade”, ka thënë për “Shëndeti” bashkëshorti i një pacienteje 61-vjeçare, e diagnostikuar me Mielome Multiple.

Brenda një pavioni, disa e marrin shërbimin, disa të tjerë jo, denoncojnë familjarët.

“Shkoj te magazinerja e spitalit. E njoh prej 10 vitesh dhe më thotë jam e ndershme. I thashë: Po ilaçin asaj të Pogradecit që të foli mjekja x për të, ia dhe? Po. Atëherë si qenke e ndershme ti? Ilaçin e gruas që është me kancer të zëntë ty, jo atë. Dhe ilaçin e keni brenda. S’kam pasur frikë në kohën e Enverit. Jemi bërë të thërrasim: Ku je, Enver?!” Më flasin të shtëpisë dhe të fisit. Më thonë, do të të vrasin. Le të më vrasin, por të më japin të drejtë”.

“Ne shtrohemi në hematologji 1 herë në 18 ditë. Kemi fëmijë dhe i kemi bërë copë-copë. Gruaja është operuar një herë në onkologjik. Ndenji tre ditë dhe ka dalë. Është histori e gjatë puna e kësaj. Bëja analizat në shtet i dilnin mirë, i bëja në privat i dilnin keq. Ku të vesh, o i zi? Si është e mundur, më thoshte mjeku. Po habitem. Ku kisha unë fuqi që të përballoja shpenzimet. Të rrish 11 vjet në spital. Çdo dy ditë vdes një në atë pavion. Dje ndërroi jetë njëri që erdhi nga Saranda”

“Është e vërtetë që mungojnë shumë ilaçe. Pacientët kanë të drejtë”, pohojnë nga pavioni i Hematologjisë, ndërsa pacientët shprehen se ilaçet që nuk i gjejnë në spital mund ti gjejnë në farmaci private, por me një çmim shumë të shtrenjtë.

Sipas “Open Data Albania”, QSUT e ka blerë 3 herë këtë medikament, por të sëmurët vazhdojnë të mos e marrin ilaçin prej disa muajsh tashmë.

 

kartela

Etiketa: denoncimkancermedikamentemungeseqsut
Pas

Geti sjell “Berlusconin” në shqip

Para

Pse nuk foli askush për fëmijët që po vriten në Aleppo?

Para
Pse nuk foli askush për fëmijët që po vriten në Aleppo?

Pse nuk foli askush për fëmijët që po vriten në Aleppo?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.