Gazetari Erl Murati u shpreh se vërtet deri më tani të arrestuar janë drejtues të opozitës, ndërkohë që abzuimet më të mëdha nga përfaqësuesit e mazhorancës. Sipas Muratit, ish kryeprokurori Llalla ka arrestuar Kryeprokuror, deputet dhe kryetarë Bashkie, ndërkohë që deri më tani kemi vetëm arrestime nga opozita.
“Kemi të arretsuar kryetarin e Bashkisë në Rrogozhinë, pra në I PDIU dhe i Lezhës i PD. Ndërkohë që abuzimet më të mdha me pronat në Durrës e Vlorë. Tani do bëjë avokatin e djallit, por ky i keqi, Adriatik Llalla ka arrestuar Guvernator, Deputet, Kryetarë Bashkie…”, tha Murati në 360gradë.
Gjithashtu Murati u shpreh se pritshmëritë tani ndaj prokurorisë janë më të mëdha. “Ne na u premtua se peshqit do të arrestohen në fillim të vitit”, tha Murati, duke shtuar se duhet kritikuar për punën e dobët. Këtu ka 5 vite që asnjë nuk përmendet korrupsion qeveritar”, tha ai. (B.H/Faxweb)