Ndërkohë që janari i 2017-ës ka nisur me ankesa nga pacientët për shkak të mungesës së disa ilaçeve apo edhe për shërbimin e ambulancës, në muajin e dytë ka ardhur momenti për të bërë disa ndryshime në Qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza.
Por çfarë ndryshimesh do thoni ju po bëhen në QSUT? Nuk bëhet fjalë as për shtim të ilaçeve, as për shërbime të reja për pacientët, apo përmirësim i shërbimit të ambulancës, por për ndryshime estetike.
Siç mund ta shihni në këto foto, punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur punën për të veshur me pllaka dekorative, murin rrethues të QSUT-së. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1141″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]