Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i është përgjigjur padisë që i bëri sot në SPAK, deputeti Myslim Murrizi, për aktivitetin në kohën kur ai ka qenë pjesë e qeverisë.
Panariti thotë se nuk ka pasur asnjëherë një tender që është bërë nga Ministria e Bujqësaisë për kanalin vaditës në zonën e Divjakës, ndërkohë që ka lënë pa përgjigje shtyllën e dytë të akuzave të Murrizit, atë për blerjen e lopëve nga Danimarka.
Sipas Murrizit, një lopë u ble me thuajse 3 milionë lekë të vjetra, një çmim shumë më i lartë sesa tregu në Shqipëri. Për këtë pjesë të padisë, Panariti nuk ka preferuar që të komentojë, ndërsa i kujton Murrizit se ka gabuar shënjestrën e opozitarizmit.
Postimi i Panaritit:
Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi!
U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi .
Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !
Pra një padi për diçka që nuk ekziston!
Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës!
Nuk ka!
Kjo është lehtësisht e verifikueshme
Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.
I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes , ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.
Një ndër ndërhyrjet më të suksesëshme në sistem.
Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh .
Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi!
Kaq.
(E.K/Faxweb.al)