Teksa është diskutuar në Komisionin e Sigurisë mbi amnistinë që ka propozuar qeveria, për të liruar nga b urgu disa gra dhe të dënuar për vepra të lehta penale, ka pasur debate mes deputetit Myslim Murrizi dhe kryetares së këtij Komisioni Ermonela Felaj.
Murrizi tha se i izoluar mbetet një i verbër që është sjellë nga burgjet italiane, dhe ndërkohë nuk parashikohet që të përfitojë nga amnistia.
Me humor Murrizi tha se në Kodin Penal është shtuar një pikë e posatshme për të lënë në burg Zogun e Tiranës, vetëm e vetëm se ka dalë në përgjime ku flet për shitblerjen e votave.
‘‘Nuk jeni as kokrete dhe as reale në përgjigjen që i dhatë zonjës Duka, ku e parashikuat ju t ërmetin e 26 nëntorit, kjo është tallje, mos na fyeni inteligjencën se jeni në qeveri.
Tani kam disa pyetje, ju thatë se kapacitetet e burgjeve janë 6 mijë e 100 janë kapacitetet e burgjeve, keni dhe 800 vende bosh dmth, mos na i zini ato vende se mund tiu duhen.
Kam menduar se numri i përfituesve do të ishte më i madh sesa kaq, dhe do të ishte mirë që amnistia të ishte bërë përpara Vitit të ri, se keni thënë që do jenë vetëm gra, tani na qenkan edhe burra.
Pra të futet në nen të gjitha kundravajtjet që janë ende në proces gjyqësor, edhe unë jam në një mendje me kolehët e tjerë që të ketë një datë të caktuar se deri kur mund të bëhet aminstia, se do fillojë pastaj dhe puna e sekserëve.
Është i dënuar një i verbër që ka ardhur nga italia, se nuk ka as avokat, ky humanizmi çfarë parashikon në rastin tuaj? Dhe ajo që zoti Maliqi iu tha më parë, dhe nuk e di se pse u nxehët, nëse ke mbipopullim dhe nuk ke se ku i çon, atëherë si mbrohet interesi publik, duke liruar burgaxhinjtë.
Te ato pika qe ndaloni në amnisti është dhe vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, bëhet fjalë për “Zogun e Tiranës”, se nuk e qëlloj dot, Zogun e shkretë do ta dënojnë këta se e kanë përdorur për vota, se po të ishte vetëm për në zanatin e tij do lirohej ai.
Sqarojeni nëse votat i ka pasur si pseudonim për diçka tjetër ai”, u shpreh Murrizi, ndërkohë që nuk i pëlqeu aspak ndërhyrja e Felajt, të cilës iu përgjigj: Ky vend ka pasur bilbila prej 30 vitesh!
Felaj nga ana tjetër tha se nuk parashikohet në asnjë vend që amnistia të bëhet në një ditë të caktuar, dhe viti i ri është thjesht një traditë që është ndjekur në këto 30 vitet e fundit.
“Ligji nuk e shpreh që amnistia duhet të lidhet me një datë të caktuar, ka pasur një traditë 30-vjeçare që lidhej me festa të caktuar, unë e kuptoj që nuk jeni juristë”, tha Felaj, ndërkohë që Murrizi u përgjigj:
“Mos na bëj të hapim shkollat, se ke qenë dhe prokurore, por duhet ta dish që Kodi Penal yti nuk është bibël. Ai është turpi më i madh juaji”.