15:54 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Murrizi u ngrin lotët e trishtimit ministrave e deputetëve: Hipokritë, na keni sjellë me urgjencë në Parlament për miratim koncesionesh (RENDI I DITES)

12:17 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Erdhën me brekë thesi, dhe çorape 55-lekëshe”, shpërthen Murrizi në Kuvend: Banorët e kësaj salle kanë supermarkete në Serbi (Video)

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi u ka ngrirë lotët dhe grimasën e trishtimit ministrave dhe deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët njëri pas tjetrit folën në seancën parlamentare në lidhje me katastrofën njerëzore dhe materiale të tërmetit të 26 nëntorit. Në nisje të kësaj seance u mbajt dhe 1 minutë heshtje për 51 viktimat e shkaktuar nga tërmeti i magnitudës 6.4 të shkallës Rihter.

I ashpër në reagim deputeti Murrizi nuk kurseu që nga i pari i qeverisë, Edi Ramën, kabinetin e tij qeveritar deri tek deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

“Në mes të pluhurit të tërmetit shkuat aty për të bërë estradë në kamera dhe për të thënë (Rama) se i do shumë shqiptarët pasi të vdesin. Qeveria nuk është shoqatë, nuk është Elvis Naçi dhe shpreh konsideratë për të gjithë kontributin e tij.

Shqipëria ka një buxhet prej 4 miliardë eurosh dhe duhet të mendojë për një ditë të zezë. A ka menduar për një ditë të tillë? Jo! Mos na qani si faturino urbanësh.
I gjithë angazhimi juaj është një flluskë sapuni“, u shpreh Murrizi duke e cilësuar hipokrizi dhe propogandë të qeverisë aksionet e derimëtanishme.

Nga ana tjetër Murrizi nuk ka lënë pa fshikulluar dhe kolegët e tij deputetë dhe Kryesinë e Kuvendit të cilët sipas tij duhet të ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për dëmet dhe ringritjen nga tërmeti.

“Nëse do ta merrnit në konsideratë duhej të bëhej një seancë e jashtëzazkonshme enkas për këtë. Na keni me nxitim për një seancë prej 18 pikash, zero për tërmetin.

Pika e parë: Dhënia me koncesion 17 milion euro një kompanie për faturimin online të një kompanie fantazmë

Pika 3. Heqja e tatim fitimit nga 15 në 5 për qind koncesionarët që sjellin makina të reja

Pika 5.
Ligjin që u vini këmbën në fyt 109 mijë bizneseve për pajisjen me kasat e reja

Pika 7. Miratimi në parim i buxhetit 2020.

Dhe ju thoni që nuk preket buxheti, për çfarë po flasim. Emergjencave u është parashikuar 2.6 milionë euro për vitin 2020. A e zgjidh problemin, në një kohë kur specialistët thonë që dëmi është mbi 500 milionë euro? Jo! Thoni që do ta zgjidhim me donacionet.

Kjo është gjithë ajo çka kjo qeveri ka për emergjencat.

Hiqjani 40 milionë euro portalit të qeverisë, atij të bashkëqeverisjes. Merr 40 milionë euro në vit.

Mjaft bëtë estradë dhe të shkoni të ata kalamajtë fatkeqë që u kërkoni ca do kapelen e e Ronaldos, do ta sjell, po ti ca do?.
Keni prish pronë e pasuri të shqiptarëve nga rotondoja Lushnjë deri të Astiri e me radhë në 6 vjet më shumë nga çfarë ka prish tërmeti.

Më gjeni një leje shfrutëzimi në Durrës ku thuhet që është në parametrat e kërkuara në lejen e bashkisë. Çdo gjë mbaronte në Bashkinë e Durrësit kur firmosej leja e ndërtimit. Boll me PPP dhe ato tenderat sekretë që bëni me Agaçin“, ka përfunduar Murrizi.

Më herët në Kuvend foli deputetja Edlira Hyseni e cila u përlot gjatë fjalës së tij. Po ashtu shumë herë zëri iu drodh dhe Belinda Ballukut e cila shpjegoi se pavarësisht që ‘me zotin nuk matesh dot’, qeveria Rama ishte gjendur aty pranë të prekurve me zemër dhe qytetari, ndonëse dhe jashtë detyrës së tyre.

Po ashtu mjaft i trishtuar u pa dhe ish-ministri Ahmetaj i cili tha se asgjë nuk do prekej nga buxheti i shtetit dhe se rritja ekonomike do të vijonte me të njëjtin ritëm, pavarësisht që në vendet e tjera në situata të ngjashme tendenca ishte në krah të kundërt.

Foli sigurisht dhe Rudina Hajdari e cila si përherë paralajmëroi se nuk do të tolerohej që situata të kalonte pa përgjegjës sidomos në rastet e ndërtimit dhe se qeveria duhet tu japë zgjidhje afatgjatë banorëve të prekur.

Etiketa: murrizitermeti 26 nentor
Pas

I sekuestrohet heroinë dhe para, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë për trafik droge dhe prostitucion

Para

S’ka qetësi për Besim Hajdarmatajn, ONM kërkon shkarkimin e tij

Para
Gazetari: Hajdarmataj u shkarkua me ndërhyrjen e ambasadës amerikane

S'ka qetësi për Besim Hajdarmatajn, ONM kërkon shkarkimin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë

Kapet në flagrancë me doza droge gati për shitje, pranga të riut në Sarandë

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Dhunë në familje në Kukës, arrestohet 42-vjeçari pas denoncimit të bashkëshortes

El Classico në sezonin e ri të La Liga, ja kur do përballen Barcelona dhe Reali

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.