14:54 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet

11:39 | 29/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Murtaja e derrit, vijon tregtimi në Milot! Tregtarët sfidojnë autoritetet

Murtaja afrikane e derrit, e cila është shfaqur në Lezhë, ku deri më tani kanë ngordhur mbi 70 krerë, nuk e ka ndaluar tregtimin e kafshëve në tregun informal të Kurbinit këtë të dielë. Report Tv sjell pamjet nga tregu i gjëse së gjallë, ku dallohet se tregtimi i derrave vijon normalisht.

Pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë, shitja e derrave dhe mishit pa asnjë lloj sigurie vijon normalisht në Milot. Qytetarët thonë se janë të frikësuar nga shfaqja e sëmundjes, duke ndaluar konsumimin e mishit të derrit, pasi sipas tyre mungojnë kontrollet.

“Kishte po nuk duam ta blejmë se e kemi me frikë. Kam frikë ta marr.

Është e frikshme, por kush kupton. Unë e kam te shtëpia e nuk e marr në treg. Këtu s’duan t’ia dinë”, shprehen qytetarët.

Në zbatim të masave për parandalimin e murtajës afrikane të derrit, Autoriteti i Veterinarisë në Lezhë bën me dije se, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në orët e para të mëngjesit të së dielës janë ngritur pika kontrolli në rrugët që çojnë drejt tregut të Milotit për të ndaluar lëvizjen e derrave, ku janë bllokuar disa automjete.

Por sipas veterinarisë, nuk kanë gjetur mbështetjen e Bashkisë Kurbin, e cila ka për detyrë bllokimin e pazarit informal të Milotit, i cili vijon aktivitetin çdo të dielë në kushte skandaloze.

Ndërkohë, vatra me murtajën e derrit e shfaqur në Ishull-Lezhë është izoluar dhe gjatë ditës së dielë nuk ka pasur raste të reja, ndërsa i gjithë fshati do të mbahet në karantinë për 21 ditë.

Pas

Rëndohet bilanci/ Shkon në 176 numri i viktimave nga përplasja e avionit! Dëshmitarët: Shpërthimi ishte shumë i fortë

Para

Ankthi që dëmton bizneset/ Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të punonjësve

Para
Ankthi që dëmton bizneset/ Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të punonjësve

Ankthi që dëmton bizneset/ Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të punonjësve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria Izrelite: Irani nuk do ta shndërrojë Lindjen e Mesme në varreza

Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Shpërthen vullkani në Indonezi, shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ zonën

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.