Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj dy të rinjve që akuzohen për pèrdhunimin e një 23 vjecareje në qytetin e Fierit. Musa Guda dhe Orgest Alicani u arrestuan nga policia pas denoncimit nga 23 vjeçarja, disa ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur ne 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë pèrdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri. Në fund të seances trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg Musa Gudën dhe ka lënë të lirë me detyrim paraqitje Orgest Aliçanin.
Vajza ka treguar se njëri prej abuzuesve është i dashuri i saj ndërsa tjetri shoku i tij. Sipas vajzës, ngjarja ka ndodhur në 5 maj, por ajo e ka denoncuar ditën e djeshme pasi dy pèrdhunuesit i kërkonin një shumë të madhe parash. Mësohet se 23-vjeçarja prej kohësh ishte në një lidhje me njërin prej autorëve të abuzimit sèksual.
Ajo ka treguar se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij. Ndërsa kur ishte futur në banesë pa se me të ishte dhe shoku i tij. E reja ka rrëfyer se sapo mbërriti në banesë mes të treve kishte nisur diskutimi për një shumë parash, ndërsa të rinjtë i kanë kërkuar t’ua siguronte nga të afërmit pasi kishin shumë nevojë. 23-vjeçarja e kishte refuzuar një gjë të tillë. Ky ka qenë edhe shkaku i zemërimit të dy të rinjve që nxiti pèrdhunimin e të resë.
Discussion about this post