05:14 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mustafa i përgjigjet kërcënimit të Nikoliç: Serbët e Kosovës, qytetarë të barabartë të Republikës

17:40 | 15/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Isa Mustafaj: Po punohet për lirimin e Haradinajt, fletë-arresti i motivuar armiqësisht

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar ditën e sotme se “serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë të Republikës sonë dhe nuk ka nevojë që t’i mbrojë Beogradi dhe t’i ndajë me mure nga qytetarët e tjerë, sepse në asnjë formë nuk janë të rrezikuar dhe nuk do të jenë të rrezikuar”.

Ky qëndrim i Kryeministrit Mustafa vjen pas deklaratave të sotme të Presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili tha se “Serbia është e gatshme për të dërguar forcat e armatosura serbe në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe atje”.

Kryeministri Mustafa reagoi përmes rrjetit social “Facebook”, duke thënë se “Kosova është e orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon dhe të gjitha çështjet me fqinjët jemi të interesuar t’i zgjidhim përmes dialogut”, ndërsa shtoi se “ka ikur koha e provokimeve, konflikteve dhe luftërave”.

“Provokimet që në mënyrë sistematike pobën shteti serb në Kosovë, duke kërkuar që deputetët dhe ministrat serbë në Kuvend përkatësisht në Qeverinë e Kosovës duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë qëndrimet e Qeverisë së Serbisë, fletarrestet e lëshuara ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe arrestimi i z. Haradinaj në Francë mbi këtë bazë, ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës nga Beogradi në bashkëpunim me strukturat e tyre paralele në Kosovë dhe së fundi tentimi që të futet një tren në vendin tonë pa leje të institucioneve të Kosovës, i veshur me parulla që provokojnë qytetarët, ligjin dhe rendin kushtetues, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, deklaroi Mustafa,. përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë punë shumë më të rëndësishme se sa të merren me një tren, të mbushur me ikonografi dhe të veshur me parulla provokuese me pretendime okupatore, që nuk i shërbejnë, jo qëllimit por as idesë për fqinjësi të mirë. Institucionet e Kosovës kanë për detyrë të ofrojnë siguri për të gjitha mjetet e transportit që qarkullojnë në Kosovë; ato e kishin bërë të qartë se një tren i tillë nuk ka siguri të hyjë në Kosovë dhe se duhet të parandalohet hyrja e tij. Këtë ua kemi bërë të ditur të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë me kohë”, vijoi Mustafa..

Sipas Mustafës, “muret ndarëse duhet të hiqen”. “Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet. Është në kompetencë fillestare të pushtetit lokal rrënimi i objekteve të kategorisë së dytë, por është edhe në përgjegjësi të pushtetit qendror të ndërmerr masa ligjore”, shtoi ai.

Ai shtoi se “institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të dialogojnë për këtë mur në Bruksel, pasi ai as që ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjeve apo dialogut”. “Por, po ashtu, vlerësoj se institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë ndikim që këtë mur ta heqin ata që e ndërtuan. Sepse ata që ndërtojnë mure në Ballkan nuk mund të jenë të dinjitetshëm për t’u bërë pjesë e Evropës pa mure (pa kufij)”, tha Mustafa.

Po ashtu Mustafa tha se “qeveria do të kryej përgjegjësitë e saj duke respektuar procedurat ligjore dhe Kushtetutën”. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: kercenimkosovamustafaNikolicserbet
Pas

Shfaqet Fatos Nano, ku ka qenë sot ish-kryeministri socialist

Para

Etrit Berisha “protagonist” në Serie A, shkakton penallti (VIDEO)

Para
Etrit Berisha “protagonist” në Serie A, shkakton penallti (VIDEO)

Etrit Berisha "protagonist" në Serie A, shkakton penallti (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.