15:51 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mustafa, LDK: Exit poll-i më i madh i realizuar ndonjëherë rendit LDK-në me 24 për qind

20:20 | 09/02/2025
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mustafa, LDK: Exit poll-i më i madh i realizuar ndonjëherë rendit LDK-në me 24 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka prezantuar rezultatet e exit poll-it më të madh të realizuar ndonjëherë në Kosovë, duke anketuar 18 mijë respondentë në të gjithë vendin.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 34% të votave, ndërsa LDK ka arritur në 24%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22%.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha gjatë një konference për media pas mbylljes së vendvotimeve se rezultatet paraprake të mbledhura nga komisionerët në terren përkojnë me të dhënat e publikuara nga ky exit poll.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që i kanë dhënë besimin LDK-së përmes votës se tyre. Të dhënat peliminare që na vijnë nga komisionerët tanë në teren, tregojnë që ato përkojnë me të dhënat që kemi publikuar nga exit poll-i i LDK-së.” – tha ai.

Ai theksoi se krahasuar me zgjedhjet e kaluara, LDK ka shënuar një rritje të ndjeshme në përkrahje, duke dyfishuar rezultatin e saj.

Sipas tij, ky rezultat pritet të rritet me “së paku 2 deri në 3 pikë të përqindjes” me numërimin e votave të diasporës.

“Exit Polli më i madh që është realizuar ndonjëherë në Kosovë me 18 mijë respodentë ku rezulton që VV-ja ka 34 për qind, LDK-ja 24 për qind, ndërsa PDK 22 për qind. Pra ajo që është e rëndësishme të theksohet është që LDK ka së paku dyfishim nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara pa llogaritur këtu dhe votat që do të vijnë nga diaspora ku ne presim një rezultat të shkëlqyeshëm që do të rrit rezultatin e LDK-së së paku 2 deri në 3 pikë të përqindjes.” – tha Mustafa.

Pas

Vlora Çitaku: Tash i kthehemi punës për të bërë Kosovën më mirë!

Para

Blerim Latifi: Ky rezultat s’ia përmbushi pritshmëritë asnjërës parti, ka mundësi që shkojmë në zgjedhje të reja

Para
Blerim Latifi: Ky rezultat s’ia përmbushi pritshmëritë asnjërës parti, ka mundësi që shkojmë në zgjedhje të reja

Blerim Latifi: Ky rezultat s’ia përmbushi pritshmëritë asnjërës parti, ka mundësi që shkojmë në zgjedhje të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Goditja e tre grupeve shqiptare dhe kapja e 1 ton drogë, policia shpjegon pse e kodoi aksionin ‘Djali’! Mijëra euro xhiro ditore, fitimet vinin në Shqipëri

Vrasja e Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

Tarifa e re: 250$ shtesë për të marrë vizën amerikane

Sanço-Juve, gjithçka po shkon drejt “po”. Zbulohen shifrat e marrëveshjes me “skonto” mes palëve

Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Shkak, kushtet atmosferike, fermerët në hall, ulliri me prodhim të dobët

Shiste doza kanabisi, kapet 21-vjeçari në Tiranë i cili tentoi të arratisej

Ngjarjet kriminale në Sarandë/ Mbledhje urgjente në komisariatin e qytetit, mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Vlorës

SPAK merr zyrtarisht si të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Kundërshton me forcë çdo akuzë! E mori vesh nga mediat

Park fotovoltaik në Belsh, zëvendëskryeministrja Balluku: Do të sigurojë energji për 50 mijë persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.