19:07 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Mustafa Nano nuk beson në ringritjen e PD-së: Bashkëpunimi me LSI-në është e vetmja rrugë për Bashën

18:42 | 29/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama dhe Basha qeverisin bashkë në 4 vitet e ardhshme, synimi fshirja nga faqja e dheut e partive të vogla”

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku fitues absolut doli kryeministri Edi Rama me Partinë Socialiste, në media u diskutua shumë se cila do ishte zgjedhja e Partisë demokratike për t’u ringritur përsëri.

Sipas analistit Mustafa Nano, rruga e vetme për PD-në është bashkëpunimi me LSI-në. Këtë ai e deklaron në një intervistë-analizë për gazetën “Mapo”.

“Në terma konkretë, bashkëpunimi me LSI-në është e vetmja gjë që i ka mbetur Bashës. Mirëpo, ky bashkëpunim nuk është i thjeshtë. Këto dy parti do jenë në garë për t’i marrë votues njëra-tjetrës. Dhe të dyja kanë një elektorat të shastisur. PD-ja për arsyet që thamë, e LSI-ja për arsye se në opozitë nuk di të funksionojë. Unë shoh ditë të këqija edhe për LSI-në. Do t’i ikin të vetët një e nga një. Shenjat janë dhënë.”, shprehet Nano, i cili mendon se Partia Demokratike nuk mund të ringrihet.

INTERVISTA

Lulzim Basha është konfirmuar në krye të Partisë Demokratike, mes debatesh e dyshimesh të shumta që vijnë kryesisht nga krahu kundërshtar i tij në PD. Me gjithë kontestimet ai nis një betejë të re për ringritje të Partisë Demokratike. Besoni ju se hapat e tij drejt ringritjes së PD-së do të jenë të shpejtë dhe cilat janë pengesat kryesore në këtë rrugë?

Unë nuk besoj se Partia Demokratike mund të ringrihet. Do të ishte një mrekulli nëse kjo parti do të ringrihej. Por unë nuk besoj te mrekullitë. Ka vetëm një mënyrë për ta ringritur atë parti (por edhe kjo nuk është e sigurt): I duhet hequr nga duart Berishës e më tej duhet synuar deberishizimi i plotë i saj. Mirëpo nuk kam parë asnjë njeri brenda PD-së që ta çojë në mendje këtë gjë. Kjo është tabuja e madhe e paprekshme mes demokratëve. Kundërshtarët e Bashës janë po aq berishianë sa edhe Basha vetë. E vutë re gjatë zgjedhjeve në parti? Të gjithë, Basha, Selami, Patozi etj., e kishin mendjen të mos e prishnin punën me Berishën.

Në vitin 2013, kur Basha fitoi në garën përballë Olldashit, e nisi detyrën e tij si kryetar i PD-së me thirrjen për bashkim. E ka përsëritur thirrjen edhe pas rizgjedhjes më 22 korrik. Duket sikur s’ka ndryshuar asgjë në gjuhën e tij politike, por partia është më e përçarë se më parë. Kujt i drejtohet kjo thirrje sepse pjesa kryesore e elitës së PD-së është tashmë jashtë partisë, në pozicione “luftarake” me Lulzim Bashën, pa gjasa për t’iu bashkuar në ringritjen e PD-së?

Unë nuk shoh si problem përçarjen. Kundërshtarët e Bashës nuk kanë zgjedhës pas vetes, nuk kanë fuqi të krijojnë ndonjë fraksion, aq më pak ndonjë parti. Unë shoh si problem demotivimin e votuesve të PD-së. Votuesit e PD-së janë të gjithë berishianë, asgjë tjetër. Mirëpo, tani që kanë kuptuar se Berisha nuk është më një faktor apo që Berisha nuk ka plan tjetër, veçse të kërkojë garanci se nuk do t’i vënë prangat, ata e kanë humbur toruan. Nuk ka burrë nëne që mund t’i çojë te kutitë e votimit.

Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha për të mbërritur te lideri i fortë e karizmatik, i gatshëm të çojë PD-në drejt pushtetit?… A do të ishte zgjidhje për Bashën një riorganizim i strukturave të larta drejtuese të partisë ku mund të bëheshin pjesë personalitete të rëndësishme të shoqërisë, përmes një procesi të hapjes së PD-së.. pra një elitë e re politike, e ndryshme nga kjo e sotmja që na shfaqet përmes grupit të ri parlamentar të PD-së?

Pyetja ime është: Kush mund t’i shkojë Bashës nga pas? Ai pati një grup njerëzish pas vetes për gjashtë muaj me radhë, dhe sot nuk i ka mbetur askush. Përveç deputetëve.

Çfarë ndikimi besoni se do të ketë LSI, tashmë e drejtuar nga Monika Kryemadhi në opozitarizmin e PD-së? A i intereson Bashës të bashkëpunojë me LSI-në në opozitë që do të diktonte më pas aleancë me të?

Në terma konkretë, bashkëpunimi me LSI-në është e vetmja gjë që i ka mbetur Bashës. Mirëpo, ky bashkëpunim nuk është i thjeshtë. Këto dy parti do jenë në garë për t’i marrë votues njëra-tjetrës. Dhe të dyja kanë një elektorat të shastisur. PD-ja për arsyet që thamë, e LSI-ja për arsye se në opozitë nuk di të funksionojë. Unë shoh ditë të këqija edhe për LSI-në. Do t’i ikin të vetët një e nga një. Shenjat janë dhënë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Mustafa Nano
Pas

Artan Hoxha zbulon DETAJET: Si u zbulua droga në Llakatund, nga 8 trupat në det dhe deri te përgjimi i zyrtarëve të lartë

Para

“ Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?”, qytetarja nga Korça e zë ngushtë Ramën

Para
“ Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?”, qytetarja nga Korça e zë ngushtë Ramën

“ Sa herë e ke veshur bluzën e kombëtares?”, qytetarja nga Korça e zë ngushtë Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

Iran, ngrihet flamuri i kuq në xhaminë kryesore. Sinjal për hakmarrje pas sulmeve të Izraelit

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Anulohen të gjitha fluturimet nga Izraeli në Shqipëri, Tel Avivi sugjeron 5 masa emergjente

Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

Shtyhet konferenca e OKB-së për Francën dhe Arabinë Saudite, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran: Po godasim lançuesit e raketave dhe infrastrukturën

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj deputetit të “Listës Serbe” për sulmet ndaj gazetarëve

Engjëll Musai: Kodi Zgjedhor i hartuar nga dy partitë e mëdha u mbyll rrugën të rinjve dhe elitës intelektuale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.