Pas rënies së qeverisë në Kosovë, palët tani po përgatiten për zgjedhje. Isa Mustafa ish kryeministri i vëndit ka njoftur përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme do të mbledhë kryesinë e LDK-së dhe kryetarët e degëve, për të diskutuar dhe për ti dhënë Kosovës perspektivën më të mirë.
Vullneti i LDK-së është i gërshetur me interesat e Kosovës, sipas tij.
Postimi i plotë i Mustafës:
Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes. (B.H/SHUPLAKA)