Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që Traktati i Komunitetit të Transportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ta ketë selinë në Kosovë.
Kryeministri Mustafa dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor,kanë nënshkruar ditën e sotme Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje kjo e cilësuar me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj.
“Deri më tani nuk kemi arritur që të kemi asnjë seli të programeve të cilat i kemi realizuar bashkërisht në suaza të bashkëpunimit tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor”,u shpreh Mustafa
Kryeministri Mustafa fillimisht foli për rëndësinë e kësaj iniciative e cila ka krijuar një perspektivë të rëndësishme të bashkëpunimit dhe të komunikimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Unë shpresoj shumë që ky bashkëpunim do të na përgatis në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian, dhe nuk e shoh në asnjë rast si formë të zëvendësimit të përkohshëm të kësaj rruge tonë”, tha Mustafa.
(S.SH/Shuplaka)