01:16 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mustafo Nano: E pashë Andrean nga dera e spitalit, fjalët që s’ia thashë dot kurrë

13:08 | 05/12/2016
në Aktualitet
0
Mustafo Nano: E pashë Andrean nga dera e spitalit, fjalët që s’ia thashë dot kurrë

Analisti i njohur Mustafa Nano ka bërë një shkrim për të ndjerin Andrea Stefanin, analistin, gazetarin, publistin shqiptar. Në këtë letër Nano është shumë i prekur nga humbja e mikut të tij, Andrea Stefanit, megjthëse ishte në djeni që gjendja e tij shëndetësore nuk ishte mirë.

Nano thotë se pati mundësinë që ta takonte Andrean në spital, por nuk e bëri.

“Isha në spitalin “Nënë Tereza”. Isha tok me nënën time që kish një problem me tensionin. Andreas, nga pragu i derës ku isha unë, i dukeshin këmbët. I njoha këpucët, të cilat edhe po t’i kish një mijë palë të ndryshme, i ngjanin njësoj. Kjo është pjesë e stilit të njeriut. Në këtë rast, e stilit të Andreas.Por unë mbeta te dera. Nuk më bënë këmbët të shkoja më tutje. Mund ta kisha parë për herë të fundit, por nuk e pashë. Dhe nuk di pse mendoj se më vjen mirë që nuk pata fuqi t’i bëja ato pesë hapa”, shkruan Nano. Në këtë letër Nano na rrëfen bisedën e fundit telefonike që pati me Stefanin.

“Më mori, ngaqë kish lexuar një intervistë timen, në të cilën kritikoja mazhorancën, sidomos kryeministrin. “Jam dakord, këta e kanë hak t’u biesh, por ….”, më tha, dhe me “por”-in kishte parasysh gjëra që gjithkush që e ka ndjekur Andrean mund t’i marrë me mend. Ai mund t’u jetë dukur shumë vetëve irracional e emocional në qëndrimet që ka mbajtur, por thellë-thellë ka qenë më racional se të gjithë këta njerëz, që edhe e kritikonin”, shkruan Nano.

Ai na sqaron se analisti Andrea nuk lodhej, e i pëlqente shumë, duke e konsideruar si lojë nervash e garë energjish përballjen me ata që kishte përballë. Për këtë gjë dhe vetë Nano e kishte zili.

“Andrea më pëlqente ngaqë, në ndryshim nga shumë kolegë tanët, nuk kish kompleksin e të paanshmit. Ose le të themi që e kish më pak se të tjerët. Ai llogaritë parapëlqente t’i bënte me bindjet e veta, më saktë me bindjen e vet, që fare mirë mund të përmblidhej ashtu si e thashë më sipër: e keqja më e vogël është rëndom e mira më e madhe”, shpehet analisiti Nano.

Nano na tregon se Andrea nuk donte ta pranonte që ishte sëmurë.

“Duhet të ketë qenë ndonjë moment, në të cilin ai ka pasur iluzionin se po e mundte sëmundjen. Ose ndoshta kjo ishte mënyra që ai kishte zgjedhur për t’u përballur me sëmundjen”, thotë analisti.

Pikërisht për këtë Nano rrëfen se edhe në ditët e veta më të rënda, ai nuk hoqi dorë së shkruari artikuj. “Pasioni për të vijuar me betejat e veta e mban gjallë”, më tha dikush, e unë nuk mora vesh nëse këtë gjë e kish nga koka e vet, apo ia kish thënë Andrea vetë. Kjo është forcë karakteri. Do ishin të shumtë ata që do bënim një pauzë, një tërheqje, një paqe me shpirtin e tyre të trazuar, një paqe edhe me botën, në rast se do ishin mbërthyer nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa Andrea nuk i vari armët në mur për asnjë çast”, shkruan Nano në letrën e tij për gazetën Mapo.

 

Etiketa: aktualitetAndrea Stefani
Pas

Dorëheqja e Renzi-t, Berisha: Rama viktima e radhës, e pret i njëjti fat

Para

DY TË VEGJËLIT që u vranë mizorisht nga i ati, historia makabre që tronditi sot Korçën (FOTOT)

Para
DY TË VEGJËLIT që u vranë mizorisht nga i ati, historia makabre që tronditi sot Korçën (FOTOT)

DY TË VEGJËLIT që u vranë mizorisht nga i ati, historia makabre që tronditi sot Korçën (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.