Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari nga Bangladeshi, me akuzën se ka ndihmuar në kohë dhe vende të ndryshme emigrantë të paligjshëm që të kalojnë në kufirin e gjelbër.
Kështu, në kuadër të operacionit të koduar ‘Muzgu’, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e Frontex-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në afërsi të fshatit Dervician, ndaluan shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Bangladesh.
32-vjeçari ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër
Vijon operacioni “Muzgu”.
Kapet dhe ndalohet 32-vjeçari nga Bangladeshi, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e Frontex-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në afërsi të fshatit Dervician, ndaluan shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Bangladesh.
Ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të operacionit “Muzgu”, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në periudha të ndryshme, ka transportuar emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.