03:32 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Myku vaginal, shkaqet dhe trajtimi i tyre në mënyrë sa më të efekshme

17:31 | 24/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Myku vaginal, shkaqet dhe trajtimi i tyre në mënyrë sa më të efekshme

5% të të gjitha femrave janë prekur nga infek sionet mykotike vaginale të paktën një herë në jetën e tyre dhe një në dy prej tyre ka pasur më shumë se një episod.

Më e zakonshmja është candida albicans, e cila gjendet normalisht, por në sasi të vogla në vaginë dhe në traktin gastrointestinal, dhe në rastin e infeksioneve vaginale përhapet (sidomos kur sistemi imunitar është i ulët), duke ndryshuar ekuilibrin normal të zonës intime.

Shkaqe
Myku transmetohet shpesh gjatë kontakteve seksuale, por edhe jashtë këtyre situatave; një grua, edhe e virgjër madje, mund të preket nga infeksione të tilla.

Faktorët e riskut që çojnë në shfaqjen e një infeksioni të tillë fungal janë: irritimi, ose shpërbërja e mykozës vaginale, përdorimi i sapunëve dhe larësve shumë agresivë, veshja e të brendshmeve sintetike, ose shumë të ngushta, përdorimi i servietave higjienike, të cilat shkaktojnë thatësi vaginale, ulje e sistemit imunitar për shkak të një sëmundjeje, ndryshime hormonale për shkak të shtatzënisë ose ciklit menstrual, higjienë jo e duhur lokale, ose anasjelltas, higjienë e tepërt lokale, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve, irritimi për shkak të marrëdhënieve seksuale të shpeshta, infeksionet seksualisht të transmetueshme, përdorimi i spiraleve, ose disa kontraceptivëve oralë, stresi dhe mosha, etj. Gratë e moshuara janë më të prirura për infeksione të tilla.

Simptomat
Simptomat e infeksioneve mykotike vaginale janë: kruarja, irritimi dhe djegia vaginale. Vulva shpesh është e përfshirë nga inflamacioni dhe ka një pamje të kuqërremtë e të shndritshme. Gjatë urinimit dhe kontakteve seksuale ndjeni dhimbje dhe sekrecione vaginale të bardha e të trasha.

Simptomat e sipërpërmendura mund të shkaktohen edhe nga alergjia dhe herpesi vaginal. Këshillohet të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar diagnozën e saktë.

Trajtimi
Trajtimi bazohet në një kurim monodozë, i përbërë prej ovulash (suposto) vaginale, të cilat vendosen në mbrëmje. Mund të përshkruhen edhe kremra, ose locione për aplikim lokal, ose trajtim oral, i këshilluar shpesh. Kini parasysh të parandaloni edhe faktorët e rrezikut.

Pastroni shpesh zonat më të riskuara nga infeksionet, si gishtat, gojën, gjuhën, etj. Gjithashtu, paralajmëroni partnerin, pasi ndoshta ka nevojë për një trajtim ose kontroll më të kujdesshëm.

 

Etiketa: myku vaginalshkaqettrajtimi
Pas

Pas kallëzimit, Plarent Ndreca i përgjigjet ministres Karabina: Dëftesat ishin një emergjencë

Para

“Ti e meriton të të rrahë gruaja”, pas deklaratës së Ramës në Shkodër, reagon Berisha: Kjo është vepër penale, nxitje dhune familjare!

Para
Problemet me energjinë elektrike, Berisha: Rama zbrazi digat për të fituar para, mendoi se do humbiste zgjedhje

“Ti e meriton të të rrahë gruaja”, pas deklaratës së Ramës në Shkodër, reagon Berisha: Kjo është vepër penale, nxitje dhune familjare!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.