Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të mos fillojë një procedim penal ndaj anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të kallëzuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Sipas prokurorisë, kallëzimi i Konit nuk përmban elemente të veprës penale, prandaj s’do të nisë procedimi penal ndaj Majlinda Ketës dhe anëtarëve të tjetë të KIZ, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi.
Koni i kallëzoi ato penalisht për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij”.
Të kállëzuarit, sipas Konit që pretendonin të jenë anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor, janë mbledhur dhe kanë filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gnatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit. Kujtojmë që para se t’i kallëzonte penalisht, Koni i ka shkarkuar të sipërpërmendurit edhe nga detyra.