04:53 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Myslim Murrizi: Ja çfarë i thashë Bashës kur vendosi të hynte në Kuvend dhjetorin e kaluar

23:01 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Myslim Murrizi: Ja çfarë i thashë Bashës kur vendosi të hynte në Kuvend dhjetorin e kaluar

I ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’ mbrëmjen e sotme ishte deputeti i ‘opozitës së re’, Myslim Murrizi i cili nuk pranoi të digjte mandatin, pavarësisht se është zgjedhur deputet me listat e Partisë Demokratike.

Ai ka bërë një koment dhe një pasqyrim të plotë të gjendjes aktuale politike sipas këndvështrimit të tij. Jashtë vëmendjes Murrizi nuk ka lënë edhe protestën e opozitës duke dhënë kështu një platformë zgjidhjesh.

Myslim Murrizi ka folur për mosdjegien e mandatit duke u shprehur se vendimi është i konsultuar me ata aleatë të cilët e kanë mbështetur PD-në në vitet e saj të krizës në 1992 apo dhe 2005.

‘Vendimi im ishte i konsultuar me aleatët e PD që ndikuan partinë në vite. Së pari në një media është vënë në gojën time diçka që nuk e kam thënë, por kur është bërë mbledhja në partinë time unë kam kërkuar nga zoti Basha konsultimin nga ana e tij me aleatët që kanë qënë krah partisë tonë në 1992 dhe 2005. Ideja ime ka qenë që nëse nuk konsultohesh me ata ne kurrsesi nuk mundemi të themi që ‘hedhim valle në gojë të ujkut’.

Murrizi ka vijuar më tej dhe është shprehur se i vjen për të vjellë kur dëgjon se ai nuk përfaqëson popullin.

‘Unë flas në emër të deputetëve dhe më vjen për të vjellë kur më thonë që nuk flas në emër të popullit. Unë kam qënë krah tyre në çdo kohë. Nga ana tjetër unë sa kam mundur jam konsultuar me drejtues të PD, me elektoratin tim, në degën Lushnje, kam thënë bindjen time pse nuk duhet të dal nga ai parlament.’

Ai ka treguar në Fax News se vendimin e tij e ka shprehur që në 22 dhjetor duke paralajmëruar kështu dhe gjithë PD-në për veprimin që do të ndërmerrte.

‘Në 22 dhjetor i kam thënë Bashës që më vjen turp dhe do u japim mundësinë gojëve të liga që po përligjim rrogat tona. Dhe unë kisha thënë më herët nëse hyj nuk dal më nga ai Kuvend.

Mbas 23 dhjetorit unë nuk kam dëgjuar ndonjë ngjarje shumë të madhe që të më tjetërsonte atë mendim.’

Duket se me vendimin për djegien e mandatit nga ana e Murrizit nuk është pritur aspak mirë nga militantët e PD-së.

‘Militantët kanë reaguar dhe unë i kam mirëkuptuar, por ata e kanë parë që në 7 javë proteste asnjëherë nuk e rrëzuan Ramën. Unë jam pro protestave ndërkohë që  opozita ska pse të fshihet pas popullit që nxjerr në protestë. Ajo të tregoi qartë që i thërret popullin për të ngritur adrenalinën por jo të flasë në emër të tij.

 Ai ka shprehur gjithashtu se brenda PD-së nuk ishte I vetmi që kishte kërkuar refuzimin për djegien e mandatit, pas tij ishin gjithashtu edhe 13 deputet të tjerë.

‘Në grupin parlamentar nuk kam qënë unë i vetmi kundër këtij reagimi. Sot gjej rasti tu bëjë thirrje deputetëve të tjerë që janë ish-deputet, ata janë 13 nuk janë pak. Ervin Salianj është shprehur se lista pas nesh mund të jetë e vëshirë të ndalet. Është shprehur gjithashtu se  është rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Salianji ka thënë që në fillim që ndërkombëtarët do t’i kemi kundër. Mua më pëlqen kurajo e tij më kujton veten.’

Nga moderatori Xhaxhiu, deputeti Murrizi është pyetur gjithashtu edhe për ligjin e ri elektoral. Gjatë fjalës së tij deputeti është shprehur kategorikisht kundër.

‘Në 2009 në shenjë revolte unë kam protestuar për këtë ligj brenda koalicionit. Ky është ligji më i keq i mundshëm, sepse pasi i marrin votat qytetarit, i lëpihen si vemje dhe pastaj i harrojnë. Ky është një ligj që ushqen servilizmin si në opozitë, si në pushtet.”

Në fjalën e tij deputeti Myslim Murrizi është shprehur se PD-ja nuk është duke u menaxhuar mirë.

‘Një gjë fitohet lehtë nuk të dhimbset ashtu siçi dhimbset atij që e ka krijuar. Hipokrizia e sitemit në 2008 solli në kuvend disa kriminel. Morali dhe fryma e shit-blerjes ka hyrë në qeverisje.

Kur kam diskutuar në grup, por  ky vendimin është pakthim kështu që opozitës i ngelet vetëm që të përshkallëzojëprotestën. Mirëpo me një shoqëri shqiptare nuk mundet që të kërkosh me zor në një formacion të brishtë PD.’

Etiketa: murrizi bashaMyslim MurriziNate me Xhaxhiun
Pas

Luan Rama kërkon zbutje tonesh: Pakt kombëtar për integrimin e vendit!

Para

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Parashikimi i astrologut italian për ditën e sotme

Para
HOROSKOPI. 16 GUSHT 2018

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Parashikimi i astrologut italian për ditën e sotme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.