06:47 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na çoni ushtarë në Ukrainë e ta mbyllim këtë punë!”/ Banorët e 3 zonave në Tiranë te ARRSH-ja: Duam informacion mbi projektin e Unazës, janë 700 banesa…

10:46 | 21/02/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na çoni ushtarë në Ukrainë e ta mbyllim këtë punë!”/ Banorët e 3 zonave në Tiranë te ARRSH-ja: Duam informacion mbi projektin e Unazës, janë 700 banesa…

Banorët e Paskuqanit, Babrrusë dhe Laprakës kanë mbërritur sot në godinën e ARRSH-së duke kërkuar informacion për projektin e ‘Unazës së Madhe’.

Personi që i ka pritur tha se është përgjegjës i sektorit të shpronësimeve dhe nuk mund të japë asnjë lloj informacion mbi projektin, duke u kërkuar banorëve të dorëzojnë një shkresë të cilën tua dërgojë organeve kompetente.

Banorët nga ana tjetër thanë se kërkesa me shkrim është procedurë që vonon pasi sipas tyre puna në terren ka nisur, dhe janë rreth 654 banesa, ku 80% e tyre janë skualifikuar këtë javë sa i takon procesit të legalizimit.

Një prej tyre tha se është absurde që këto objekte të jenë në process prej 17 vitesh për marrjen e një leje legalizimi dhe të marrin përgjigjie negative në momentin e fundit, duke i çuar më pas në banesa sociale.

“Ka devijim të Unazës, besim nuk kemi aspak dhe pakënaqësitë po rriten”-theksuan banorët.

Pjesë nga biseda me përfaqësuesin e ARRSH-së

ARRSH: Nuk janë në tagerin tim si përgjegjës sektori, jashtë kuadrit ligjor nuk jam kompetent të të jap informacione të tjera.Për ligjin e shpronësimeve po.

Banori: Ju thoni që zbatoni ligjin e vitit ’99 të shpronësimeve…

ARRSH: Ka pësuar ndryshime, janë bërë përmirsimë në ligj, 1999 i ndryshuar. Ju si qytetarë duhet ta keni këtë informacion!
Unë jam përgjegjës sektori të shpronësimeve!

Banori: 700 banesa mund të afektohen dhe nga këto sipas asaj që thot ARRSH mund të jetë 20% e tyre janë të legalizuara.Restoja tjetër janë pa leje, sigurisht na duhet dhe ky info, sepse ju llogarisni 550 banesa.

ARRSH: Është projekt i madh dhe 654 banesa janë, po punohet ditë për ditë për të plotësuar në total informacionin. Është herët për të folur mbi numra konkretë.

Banori: Ka ardhur artileria në terren. Ky krim cfarë përfaqëson? Kush fshihet pas këtij krimi, aksi të shkojë në vend e të shpëtojnë njerëzit.

Po gjetët diku një shtëpi me qera në gjithë Tiranën, hajde! Na merrni si ushtarë në Ukrainë dhe e mbyllim këtë punë! Në Paskuqan po punohet në tokë të sheshtë, po u afrohet banesave ndërtimi prandaj kërkojmë informacion.

–ARRSH: Firmat janë në terren sepse kanë leje ndërtimi të miratuar. Nuk ka për tu cenuar asnjë pronë! Deri në momentin që zbatohet ligji, do merren masa për të gjitha objektet. Bëni kërkesë me shkrim dhe do jua drejtoj insitucioneve përkatëse, jo ne!

Banori: Puna në terren ka filluar, nesër do jetë vonë edhe kërkesa me shkrim. Kemi info se këtë javë pritet të dalë një VKM, si do trajtohen banesat. Kanë 17 vite në process legalizimi dhe skualifikimi u ka ardhur në moment të fundit. Ka devijim të Unazës.

(E.D/faxweb.al)

Pas

Sherr masiv në Tiranë/ Rrihen me grushte e sende të forta të miturit, policia vihet në kërkim të tyre

Para

Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun: Ka ushtruar ndikim

Para
Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun: Ka ushtruar ndikim

Takoi Arben Krajën, PS çon në SPAK Jorida Tabakun: Ka ushtruar ndikim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.