17:17 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na copëtove shpirtin Kristi, toka merr më të mirët”, kush është studentja që u gjet mes rrënojave në Thumanë (Rrëfimet prekëse)

12:55 | 27/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na copëtove shpirtin Kristi, toka merr më të mirët”, kush është studentja që u gjet mes rrënojave në Thumanë (Rrëfimet prekëse)

Kristi Reçi, vajza brune e qeshur, që i pëlqente udhëtimet dhe lexonte “Princin e vogël” është një prej viktimave të identifikuara të Tërmetit në Thumanë.

Jeta dhe ëndrrat e vajzës 25-vjeçare u ndërprenë në mes duke lënë shumë dhimbje pas. Trupi i saj u gjet i pajetë mes rrënojave. Me humbjen e Kristit kemi humbur një mjeke të ardhshme, pasi ajo ishte studente në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ku studionte për Dermatologji. Kemi humbur një aktiviste civile dhe një shpirt të bukur.

Në profilin e saj në facebook fotove e udhëtimeve dhe të konferencave mjekësore u bashkohet dhe shprehja e bukur nga libri “Princi i vogël”: “Është fare e thjeshtë: vetëm zemra sheh mirë. Thelbi për sytë është i padukshëm” .

Lajmi për ikjen e hershme nga jeta ka tronditur miq e të afërm të saj, të cilët i kanë kushtuar lutjet e tyre dhe dedikime prekëse Kristit të ndjerë.

“Fatkeqësisht midis viktimave, ishte dhe mjekja dermatologe e ardhshme Kristi Reçi”, shkruhet në dedikimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

Doktoresha Monika Fida, një mike e afërt me Kristin me të cilën ishte aktive dhe në fushata sensibilizuese për publikun për mirëmbajtjen e dhëmbëve shkruan; “M’a copëtove shpirtin Kristi Reçi! Ëndërr e ndërprerë në mes … Dermatologja e ardhshme … RIP”. Statusi i saj ka me qindra komente ngushëlluese të studentëve e miqve të Kristit që i ka vrarë në shpirt ky lajm.

Po ashtu profesori Arben Gjata shkruan se; “Mes viktimave të termetit edhe studentja jonë, e ndjera Kristi Reçi. Për të dhe për të gjithë viktimat e kësaj dite të kobshme ju qoftë përherë e gjelbër lëndina, u prehshi në paqe dhe ngushëllime familjeve”.

Aktivistja Elona Caslli e veçon Kristin në një dedikim të sajin; “Mes shumë dhimbjesh, lotëve dhe trupave nën rrënoja që u nxorrën pa frymë, ishte edhe trupi i një mjekeje të ardhshme si Kristi Reçi. Thonë se toka merr më të mirët. Thonë se më të mirët ikin gjithmonë më shpejt. Gjithçka thuhet apo thonë, një gjë mund të thuhet me siguri- Ishte e parakohshme ikja jote!”

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë përtej bilancit tragjik të numrit të viktimave që rritet çdo orë fsheh pas çdo emri një histori njerëzore të ndërprerë para kohe./ Mapo.al

Etiketa: 25 vjecarja qe humbi jetenkristi recimjekja e ardhshme
Pas

Nipi i tij u bë simbol i mbijetesës, flet i moshuari që humbi bashkëshorten: Kam nipin tjetër 7-vjeçar nën rrënoja

Para

Shqipëria ngre duart lart para tërmetit, qentë dhe ekipet e specializuara priten nga jashtë

Para
Shqipëria ngre duart lart para tërmetit, qentë dhe ekipet e specializuara priten nga jashtë

Shqipëria ngre duart lart para tërmetit, qentë dhe ekipet e specializuara priten nga jashtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Fleta pa vulë, votim pa njerëz’, Ilir Alimehmeti denoncon manipulimin masiv të zgjedhjeve

Raporti i CNN: Agjentët amerikanë në terren thonë se Iranit i duheshin edhe 3 vjet për armën bërthamore

IDF: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave balistike

Sulmi më vdekjeprurës i Rusisë në Kiev prej muajsh, vriten 15 persona

Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve

Idf: Irani po sulmon sërish, sirenat po bien në Izrael

“Ai nuk di asgjë”, Trump ‘shpërthen’ ndaj Macron/ Nga Groenlanda te Irani, si u përplasën publikisht dy aleatë të NATO-s gjatë mbledhje së G7

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Aleksandar Vulin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Zbulohen dëme në seksionin nëntokësor të kompleksit bërthamor Natanz në Iran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.