16:06 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Na dhanë para”, ZBARDHET dëshmia e vajzave që takuan viktimat në Sukth. Detaji që tregon impaktin e Dalipajt në zonën e Durrësit

10:41 | 27/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është viktima e dytë që u vra sot me Ervin Dalipajn

Vrasja e dy të rinjve kur ishin duke ecur me makinën e tyre pranë Sukthit ka alarmuar jo pak strukturat e rendit në vendin tonë. Edhe pse Ervin Dalipaj ishte në kërkim përr vrasje ai nuk ishte mundur dot të arrestohej nga Policia.

Pistat e hetimit në të cilat po punon policia janë të shumta po pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, pasi të dy viktimat ishin të dyshuar respektivisht për vrasje.

Nga ana tjetër pak para takimit ata janë takuar në autostradë me dy vajza të cilat janë identifikuar nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë së karburantit dhe janë thërritur, nga ku janë marrë në pyetje me hollësi për detaje që do t’i shërbejnë hetimit.

Dy mikeshat e viktimave, emrat e të cilave Policia nuk i bën të ditur për shkak të sekretit hetimor, kanë rrëfyer me detaje takimin e fundit me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn.

Vajzat kanë pranuar se janë takuar me ta në një karburant pranë zonës ku ndodhi atentati dhe se me ta kanë pirë veçse një kafe të shkurtër.

“Kemi pirë një kafe të katërt. I kërkuam Ervin Dalipajt që të na ndihmonte që të kalonim në kolaudimin e Durrësit një makinë. Pasi biseduam, ai na premtoi se do ta zgjidhte me disa të njohur të tij te kolaudimi. Na dha para që ne të dyja të shkonim të hanim një drekë si fillim, dhe pastaj do të ritakoheshim që të shkonim për makinën. Na thanë se do të shkonin te kolaudimi, kur u ndamë me ta. Por u kanë zënë pritë dhe nuk arritën dot të mbërrijnë atje”, janë shprehur në Polici dy vajzat, që sipas të dhënave kanë qenë mikesha të Dalipajt dhe Dautajt, shkruan ”Panorama”. 

Duhet thënë se është tronditëse kjo deklaratë sesi një person i shpallur në kërkim për vrasje kishte ndikim në qarqe të ndryshme dhe mund të ndikonte dhe për kolaudum të shpejtë makinash.

Sipas dëshmisë së dhënë, asnjëra prej tyre nuk kanë qenë në dijeni për ngjarjen dhe aktivitetin e tyre.

Vajzat kanë rrëfyer se ngjarjen e mësuan nëpërmjet mediave online që sillnin njoftime në telefon.

“Me Ervinin dhe Xhinon njifemi prej disa kohësh, por thjesht shoqëroheshim me ta dhe nuk kishim dijeni për probleme konkrete të tyre në kohët e fundit”, mësohet të jenë shprehur ndër të tjera për Policinë dy vajzat me të cilat u takuan pak para atentatit Dalipaj dhe Dautaj. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deshmiaervin dalipajparasukth
Pas

Lirimi i Haradinajt, dhurata më e bukur për ditëlindjen e djalit 13-vjeçar (MESAZHI I GRUAS SË TIJ)

Para

S’i mban dot lotët, babai i Ramush Haradinaj pas lirimit të të birit (FOTO)

Para
S’i mban dot lotët, babai i Ramush Haradinaj pas lirimit të të birit (FOTO)

S’i mban dot lotët, babai i Ramush Haradinaj pas lirimit të të birit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë të pastër me kodin ‘357’ në banesë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture!

Në luftë për një tas ushqim/ Palestinezët vrapojnë të marrin vaktet nga ndihmat humanitare

“Po nxisim investime të reja”, SHBA nis me lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë

Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

Lezhë/ I shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës 28- vjeçari

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

“Parada e krenarisë”, komuniteti LGBTQ+, marshim në Tiranë, ambasadori Gonzato: Nuk kërkojnë dhembshuri, por respekt

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.