Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu është padyshim një nga diplomatët më të mediatizuar. Së fundi ai është bërë dje dhe pjesë e emisionit të humorit në ‘’Portokalli”, ku mendjen sërish e ka pasur te peshqit e mëdhenj.
“Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu, ndërsa shkëmbente batuta me aktorët të veshur nën petkun e politikanëve.
Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”, ndërkohë, publiku thërriste: “Peshku i Madh”.
“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.
Për më tepër lexoni batutat që kanë shkëmbyer në shfaqje, Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi e Donald Lu.
Rama: Po c’ ne erdhe se sikur të mbaroi licensa?
Lu: Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare
Berisha: Bashkohuni këtu që të mos e lëmë këtë, të na përcajë
Basha: Do vish këtej apo do shkosh andej
Monika Kryemadhi: Hajde këtej,
Rama: Hajde kursi i këmbimit, i japim një mandat deputeti
Basha: Hajde gjyqtar me timon anglez
Lu: Hajde burg, hajde burg!
Basha: Mos ma prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore!
Monika Kryemadhi: Mos ma preg tezgën se do fillojë dhuna me qetësi e dashuri
Rama: Po nuk di ca të bëj o xhaxhi!
Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit
Rama: Pse ca duan njerëzit
Publiku: DREJTËSI!
Lu i drejtohet Rames: Na doli mjekra duke pritur o burrë!