Kryeministri Edi Rama në Komunikimin e tij Javor në Facebook, ka folur sërish për 71 mandatet. Pasi sqaroi se marrëveshja mes tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha nuk është një bashkëqeverisje, ai kërkoi edhe njëherë tjetër votën e qytetarëve për të mbajtur timonin e drejtimit të shtetit.
“Na duhen të paktën 71 mandate, për të mbajtur ne timonin për të bërë shtet. Siç e patë luftuam dhe fituam për Vettingun, po njëlloj do fitojmë edhe për ekonominë. Kam më shumë besim se përpara marrëveshjes, atë që para 3 vjet e gjysëm quhej e pamundu ne do e rezlizojmë. Do bëjmë Shqipërinë që duam”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera kryeministri tha se nga kjo marrëveshje ka vetëm një bashkëqeverisje për zgjedhjet, por për asgjë tjetër.
“Gojët e mëdha s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen si një pazar bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një “fair play” si asnjë herë më parë”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)