Kreu i PD-së Lulzim Basha edhe pse paralajmëroi një konferencë të jashtëzakonshme, ku do të thoshte diçka me rëndësi të madhe, nuk na artikuloi asnjë datë të re protestash, që mund të pritej prej qytetarëve.
Basha foli mbi vendimin e Zaev për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme dhe tha se dhe Shqipërisë i duhet një qeveri e re, që të jetë e aftë të mund të plotësojë kushtet e lëna nga BE.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ju uroj një javë të mbarë, shumica e vendeve ishin të një mendjeje se qeveria e Shqipërisë nuk e meriton çeljen e negociatave. Situata e rëndë ekonomike, parazia para ligjit ka detyruar shqiptarët që të largohen në numra rekord si azilkërkues, krimi është problem për vendet e BE, ndëshkimi i blerësve të votave, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese janë kushte për të hyrë në BE.
Këto nuk janë probleme për BE-në por për qeverinë shqiptare. Krejt ndryshe situata paraqitet në Maqedoninë e Veriut, ndaj të cilit nuk iu vendos asnjë kusht, dhe kryeministri Zaev dha dorëheqjen duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Shqipëria në BE nuk i intereson Edi Ramës, pasi kjo nënkupton mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Pa reforma të mëdha, të cilat ai nuk ka vullnetin ti bëjë, nuk mund të ketë europë, një njeri po na mban peng të gjithëve. Është koha që qeveria ti kthejë mandatin qytetarëve shqiptarë, ne jemi një popull i arsimuar, dhe punëtor. Ne na duhet një qeverie e re, e dalë nga zgjedhjet e lira, kushtet janë detyrimi ynë, për të dalë nga kriza ku është zhytur vendi.
Pavarësisht se kishin deklaruar rinisjen e protestave, opozita shqiptare duket në udhëkryq për aksionin që do të ndërmarrë për rrëzimin e Edi Ramën, sa kohë që ky i fundit nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen me vullnet të lirë.
(E.K/Faxweb.al)