Projekti i landfillit të Verrisë në Fier, është bërë objekti i një debati në këshill bashkiak, ku të djathtët pasi nuk kanë marrë sqarim nëse ka ose jo leje për ndërtimin e impiantit nga Bashkia, kanë braktisur mbledhjen.
Kreu i këshilltarëve të djathtë njëkohësisht edhe kryetar i PD Fier, Luan Barçi në një takim me banorët e Verrisë ka pohuar se kryebashkiaku Subashi duhet të sqarojë çështjen e landfillit.
“Kryesore në ngritjen e këtyre impiante është pyetja e komunitetit. Komuniteti nuk është pyetur fare por është bërë në mënyrë arrogante vendimi i këshillit bashkiak nga anëtarët e mazhorancës,” tha ai.
Ndërkohë banorët e Verrisë, kanë vijuar protestat para bashkisë, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe moslejimin e ndërtimit të landfilli.
“Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet.Ne të vdekur jemi. Rrugë s’kemi, ujë s’kemi. Na e futën kancerin në gjak.” mësohet të kenë thënë banorët, shkruan Ora News.
Banorët e Verrisë kanë nënshkruar një peticion me mbi 1 mijë firma dërguar Ministrisë së Mjedisit, kundër projektit për impiantin e përpunimit të mbetjeve të Bashkisë Fier.
(M.D/ Shuplaka)