Kur je një person I famshëm është kaq e vështirë të mbash të fshehta gjërat më të rëndësishme që ndodhin në jetë, një prej tyre ajo e të bërit prind.
Gazetarëve mund t’u shpëtojnë disa detaje por një gjë kaq e rëndësishme jo.
Por ky këngëtar ja doli mbanë, pasi sapo u bë prind i binjakëve dhe askush nuk dinte asgjë.
Enrique Iglessias dhe Anna Kuornikova janë bërë prind të dy fëmijëve, djalë dhe vajzë.
Binjakët e quajtur Nicholas dhe Lucy kanë ardhur në jetë fundjavën e shkuar në Miami, Florida.
Në fakt në përgjithësi, këngëtari I famshëm lati dhe tenistja kanë e kanë mbajtur larg mediave jetën e tyre private, madje ata nuk shihen pothuajse kurrë as në evenimente të rëndësishme artistike së bashku.
Ndonëse ata janë bashkë që në vitin 2001, fotot e tyre si çift gjatë viteve të fundit janë mjaft të rralla.
(F.M/Faxweb)