Në 21 shtator Afrona dhe Blero celebruan dashurinë e tyre me martesë.
Në një ceremoni që zgjati 12 orë ata i thanë “po” njëri-tjetrit dhe çdo gjë që ndodhi e ka treguar Blero në një intervistë për “Prive”. Këngëtari ka zbuluat të gjitha detajet duke filluar nga momenti më emocionues.
Ai tregoi se kur e pa që Afrona po hynte në altar me fustan të bardhë, u përlot dhe ai ishte momenti më emocionues i dasmës.
Gjatë intervistës ai tregoi se Sinan Hoxha i ka hedhur në dasmë 1 mijë e ca euro duke i kthyer kështu dhuratën që i bëri Blero disa vite më parë.
Blero tregoi se në këtë ditë të veçantë ka marrë një urim special edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta. Ai e falenderoi atë për gjithçka duke shtuar se ajo u kujdes që Tara të ishte pjesë e dasmës.
Por ajo që na habiti më shumë është se Blero dhe Afrona nuk kanë nisur ende të bashkëjetojnë.
Ndonëse pas dasmës supozohet që ata të vendosnin të jetonin bashkë, Blero tregoi se për shkak të angazhimeve nuk kanë nisur ende bashkëjetesën.
Ata nuk kanë ndarë mendje se ku do të jetojnë, midis Prishtinës dhe Zvicrës dhe kështu do të vazhdojnë edhe për pak kohë.