Ilirjan Gjuni, i cili vuan dënimin në burgun e Fierit, në një lidhje telefonike për Fax News, ka treguar kushtet ë vështira dhe shkeljen e të drejtave që iu bëhet në institucionin e vuajtjes së dënimit. Gjumi tha se të dënuarit janë të detyruar që të pinë ujë me naftë, ndërkohë që nuk iu ofrohet mundësia për kontrolle mjekësore të specializuara.
Sipas tij, punonjësit e burgut, i provokojnë vazhdimisht të dënuarit, duke i detyruar që të bëjnë sjellje të pahijshme, në mënyrë që ti rrisin kohën e vuajtjes së dënimit. Ai tha se prej disa muajsh vuan nga një sëmundje e lëkurës, dhe derimë tani nuk i është ofruar mundësia e kryerjes së një vizite të specializuar.
Ai apeloi në Fax News që të shikohen kushtet në burgje, pasi bëhet fjalë për jetën e shumë personave që gjenden në këto ambiente.
“Ilirjan Gjuni, jam në burgun e Fierit, problematikat janë të shumta, po përmend disa më baziket, para 7 muajsh më janë shfaqur disa shenja në lëkurë, dhe kam kërkuar që të bëj një vizitë, të më jepet një zgjidhje, gjendja e lëkurës më është përkeqësuar.
Këtu drita rri ndezur 24 orë ndezur, më ka dhënë probleme me sytë. Jo jo jo, nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë, uji këtu është me naftë, e kupton çfarë do të thotë që të pish ujë me naftë? Unë nuk kam se ku ta ble ujin, e kupton sa kritike është situata, këto vetëm të shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë. Kam thirrus shërbimin e kontrollut të brendshëm, kam edhe 4 muaj për të bërë.
Unë jam nga Kukësi me origjinë, dhe më kanë sjellë në burgun e Fierit, këtu të trajtojnë si kafshë, kërkon juristin të vjen pas 5 muajsh. E kam sinqerisht, këtu të çmendin, shpresoj që të vini këtu dhe ta bëni pak problem. Këtu nuk është vetëm për mu, por të gjithë kanë frikë që të flasin, tani e mbrapa që fola me ju, do vështirësohet gjendja ime, çdo gjë që do kërkoj do ma vonojnë më shumë.
Kapaciteti i burgut të Fierit është 1 mijë, për momentin janë 800 veta, shumica nuk kanë mundësi që të denoncojnë se kanë frikë, unë për vete familjarët i kam jashtë, dhe nuk kam mundësi as që të më ndihmojnë.
Unë dje nga pasditja 5-8, që kam të drejtë të komunikoj, nuk ma kanë nxjerrë telefonin, edhe pse është e drejta ime. Këtu të pengohet e drejta e telefonit, a kupton? Të lënë të shkosh deri në atë gradë sa të çmendesh, dhe të bësh veprime të pahijshme, po bëj 8 vite nëpër burgje, u mërzita tani, por nuk bie në grackën e tyre”, u shpreh Gjuni.
(E.K/Faxweb.al)