12:33 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na ka sjellë dekani”, si u rrahën studentët e ekonomikut nga personat e panjohur, pedagogia dhe Kule asnjë reagim

09:56 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na ka sjellë dekani”, si u rrahën studentët e ekonomikut nga personat e panjohur, pedagogia dhe Kule asnjë reagim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e një godinë shtetërore në QS, ku për momentin janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik, pasi godina e Universitetit të tyre është në rikonstruksion e sipër.

Dy persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë një ore leksioni, me pedagogen Ermelinda Mulaj, “Drejtim Financiar”, dhe kanë ngacmuar pjesën më të madhe të studentëve, të vitit të tretë.

Fillimisht ngjarja ka nisur si një ngacmim në drejtim të vajzave studente, dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike në ambientet e jashtme të godinës ku zhvillohen leksionet, pranë sheshit Demokracia.

Në një lidhje telefonike me Fax News, një nga studentet që ka qenë dhe dëshmitare e sherrit, shprehet e frikësuar për sigurinë e saj, dhe të të gjithë grupit.

“Kemi qenë duke zhvilluar një orë mësimi normale, dhe dy persona kanë hyrë në mësim me pretekstin se ishin të sjellë nga dekani. Kur kemi dalë jashtë jemi terrorizuar, janë turrur në drejtimin tonë, dhe të gjithë kemi mbetur të lënduar. Policia e Shtetit thotë që ka polici private, dhe nuk na e ka marrë denoncimin. Nuk i kemi parë asnjëherë këta persona në ambientet e shkollës”, është shprehur studentja që preferon që të ruajë anonimatin.

Motra e një prej studentëve që ka mbetur i lënduar nga sulmi, duke rrëfyer për redaksinë e Faxweb.al është shprehur se të rinjtë ndihen të terrorizuar, ndërsa ditën e sotme do të ketë një bojkot të orëve të mësimit.

Për ngjarjen nuk ka ende një reagim nga ana e institucioneve, pasi policia e shtetit pretendon se nuk është përgjegjësia e saj siguria e universiteteve, dhe se kjo detyrë i takon policisë private.

I kontaktuar nga Faxnews dekani i Universitetit Ekonomik Dhori Kule nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen, duke thënë se nuk ishte në dijeni për këtë, edhe pse personat që kanë dhunuar studentët kishin folur në emrin e tij.

Rrëfimi i motrës së një prej studentëve të lënduar: 

Dy studentë të paidentifikuar kanë hyrë në mesim me pretendimin se janë të dërguar nga dekani, pedagogia i ka lejuar të hyjnë në mësim kanë sharë vajzat, pas mësimit dy vetë nga klasa kanë ngritur zërin ndaj sjelljes së tyre, pasi nuk mund ti duronin më kunjat e tyre. 

Kur kanë dalë nga mësimi janë përballur me një grup 20 vetash të cilët kanë kaluar direkt në përleshje fizike,  e vetmja arsye nuk duan të bëhen publike emrat është se kanë frikë mbi pushtetin e personave që fshihen pas tyre.

Një oficer i policisë gjyqësore është shprehur se Policia e shtetit nuk ka përgjegjësi për ngjarjen, pasi Universitetet ruhen nga polici private.

Vëllai im ka qenë në spital gjatë natës, ka dëmtime në kokë dhe në trup, ka fraktura në hundë dhe në vesh, pritet që ti bëjmë skaner, që të shohim nëse ka probleme të brendshme.

Ska pasur asnjë ndërhyrje nga ana e pedagoges, dhe as nga ndonjë person tjetër nga stafi akademik.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: sher te ekonomiku
Pas

Konsiderohet “një minierë ari”, Turqia arreston motrën e al-Bagdad

Para

Deklarata e çuditshme, trajneri i Veronës akuza Kombëtares shqiptare për dëmtimin e Marash Kumbullës

Para
Deklarata e çuditshme, trajneri i Veronës akuza Kombëtares shqiptare për dëmtimin e Marash Kumbullës

Deklarata e çuditshme, trajneri i Veronës akuza Kombëtares shqiptare për dëmtimin e Marash Kumbullës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish edhe tentativa e 17 e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

“Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë”! Batutat e Ramës: Pas 4 zgjedhjeve rreziku për të folur edhe më gjatë është i pranishëm…

“Trumpin e shpëtoi Zoti sepse ka një plan edhe për Evropën”, Rama: Epokë e artë edhe për ne

Adoleshenti përplas të moshuarin në Divjakë

“Profesioni i parë që kemi ne shqiptarët është mikpritja”, Rama: Këtu ju trajtojmë si Perëndi, shtëpia jonë është e mikut dhe Zotit

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Rama: Duhet të çelim një epokë të re për Evropën, kontinenti duhet të bëjë të pamendueshmen

Dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, lihet në burg vëzhguesi i kandidatit të PS

‘Të gëzuar dhe të tmerruar nga progresi që Shqipëria ka arritur”, Rama: Kemi bërë një rrugë të gjatë, jetojmë në kohë të ndërlikuara

Elbasan/Finalizohet operacioni “Shënkolli”, arrestohet 30-vjeçari që vodhi automjetin në lagjen Shënkoll

Shkodër/ Digjen 3 automjete dhe një zyrë pune në pronësi të një 32-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.