Në një kohë që Partitë Politike vijojnë të jenë të ndara në qëndrimet e tyre, vendi po shkon për herë të parë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës. Ashtu siç e ka theksuar nga fillimi i këtij ngërçi politik për akademikun Artan Fuga kjo është e papranueshme.
Ai thotë që ne na duhet një kontratë e re me shtetin dhe qytetarin, dhe ne duhet të trajtohemi si zotër dhe jo si shërbëtor.
‘’Tani që klasa politiko-burokratike dhe zgjatimet e saj mediatiko-propagandistike dhe financiare po e çojnë Shqipërinë drejt ditëve më të errëta të saj në këto dekada, duke rrezikuar ta rrëshqasin sistemin drejt një monizmi neofashist detyra e intelektualit është të mos bjeri në kurthet e debateve të personalizuara, t’i ngjalli shpresë qytetarit, të nxjerri përgjegjësitë, të propozoje zgjidhje larg propagandës dhe ideologjizimit banal.
Ne na duhet një KONTRATË E RE e shtetit me qytetarin.
Duam te trajtohemi si zotër, jo si shërbëtorë.
Taksat janë tonat, rrogat e nëpunesve i paguajmë ne, investimet publike i bëjme në, deputetët duam t’i zgjedhim ne.
Na kanë hypur shërbëtorët mbi kokë dhe n’a trajtojne si skllevër dhe budallenj’’, mbyll shkrimin e tij Artan Fuga. (E.K/Shuplaka)