11:56 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na kanë vënë kryqin nazist në derë”, Lindita Protoduari mes lotësh: Më kujtuan babain që la kockat në Spaç

14:27 | 23/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na kanë vënë kryqin nazist në derë”, Lindita Protoduari mes lotësh: Më kujtuan babain që la kockat në Spaç

Lindita Protoduari dhe Loreta Shehu ishin të ftuara në studion e lajmeve të Fax News ku folën për incidentet e ditëve të fundit midis banorëve të Astirit dhe policisë së Shtetit.

Protoduari tha se shtëpive të tyre u është vendosur kryqi nazist dhe shtoi se aksioni i mbrëmshëm i Policisë ka tmerruar banorët dhe fëmijët, ndërkohë që sa i përket djalit të saj i, Dorianit cili është në masën “Arrest shtëpie”, Protoduari tha se ai nuk e ka thyer masën.

“Absolutisht fare, po ushqeja vajzën dhe u shfaqen 15 makina policie, të veshur me maska dhe u tmerrova, mu kujtua fëmijëria ime që më arrestuan babain. Ka lënë kockat në Spaç të Mirditës dhe ma kujtuan kur mbesa më thoshte o nëna çfarë po ndodh këtu?! Na kanë venë një kryq në shtëpi si nazistët, arrestojnë djemtë tanë pa asnjë lloj arsye. Do të bëjmë një kontroll rutinë thonë ata. Në orën 23:20 të natës kanë ardhur. Pse duhet të vijnë në këtë orë? Më kanë arrestuar djalin për 4 muaj pa asnjë lloj arsyeje. Të drejtën time për të protestuar nuk ma ndalon asnjë sepse po kërkojmë prej 9 muajsh të drejtën tonë të ligjshme”, tha Lindita Protoduari.

Ndërkohë Loreta Shehu tha se qeveria përveç të tjerave është përpjekur edhe të përçajë qytetarët duke i quajtur ‘shpellarë’, dhe shtoi se nuk do ta ndalin protestën e tyre.

“Është një ankth pa fund. Nuk kemi 9 ditë, por 9 muaj që protestojmë në të drejtën tonë dhe nuk kemi një përgjigje sot e kësaj dite. Që në fillim nisi propaganda kur na quajtën shpellarë, për të shkaktuar konflikt e përçarje me familjet tiranase. Ne paguajmë taksat për çdo vit, edhe këtë vit na ka ardhur letra.  Ne duam djersën tonë dhe nuk mund t’ia falim fëmijëve të Edi Ramës apo Erion Veliajt, por fëmijëve tanë. Ne nuk jemi militant partie, por të Kushtetutës dhe pronës tonë për të cilën ne do ta vazhdojmë betejën tonë. Si jam e paligjshme kur nga çdo vend i botës më vjen posta?”, tha Shehu.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2318915524891081/UzpfSTE0MTYzMzk3OTgxNzkwNjo0MDkzNTA3MDYzNzk1NjQ/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lindita protoduariLORETA SHEHU
Pas

Çlirim Gjata për Reformën në Drejtësi: Më mirë prishet, pas 3 vitesh ky është shembulli që na jep

Para

VIDEO/ Shkatërrimi i memorialit të nacionalistit grek, banorët të tmerruar

Para
VIDEO/ Shkatërrimi i memorialit të nacionalistit grek, banorët të tmerruar

VIDEO/ Shkatërrimi i memorialit të nacionalistit grek, banorët të tmerruar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti në Tiranë, mbërrin presidenti ukrainas Zelensky

Përfundon numërimi i 74% votave të diasporës në 11 qarqe, Celibashi vendos në orën 15 për zarfet e ardhura nga Greqia

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrin Presidenti i Turqisë, Erdogan

“Duhet armëpushim i pakushtëzuar në Ukrainë”/ Meloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër por puna vazhdon. Jemi në rrugën e duhur

Rama pret në gjunjë ‘motrën’ Meloni/ Batuta e kryeministres së Italisë: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen! Sot është mundësia të tregojmë se jemi të bashkuar

Tirana “kryeqyteti” i Europës/ Von der Leyen për luftën në Ukrainë: Putin s’do paqe, po punojmë për paketë të re sanksionesh

Osmani në Tiranë, përsërit thirrjet për BE-në për heqjen e masave ndaj Kosovës: Ka ardhur koha për veprime konkrete

Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ngrohtësi nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.